Policia e Durrësit bën të ditur se janë ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar njëri për trafik droge dhe tjetri për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës.
NJOFTIMI
Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:
G. D., 46 vjeç, banues në Sukth, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
G. K., 32 vjeç, banues në fshatin Picrrakë, Krujë, sepse Gjykata e Apelit Tiranë i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
