Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Intervista/ Shembja e Teatrit, regjisori Budina thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne. Bllokoni gjithçka, qëndroni një muaj pa bukë të rrëzojmë qeverinë

13:45 / May 20, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Budina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë ekskluzive për Tirananews.al, pak orë para protestës së ditës së sotme, regjisori Robert Budina një nga faktorët kryesorë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, tregon se si do të vijojnë protestat.

Sipas Budinës gjithçka është në dorë të qytetatëve dhe thekson se artistët të vetmen armë kanë fjalën dhe qëndresën e pandalur deri në rrëzimin e qeverisë dhe largimin e Edi Ramës.

Ai shpjegon se shembja e Teatrit është një akt që tregoi rënien e qytetarizmit dhe kulturës, është një akt përtej shkatërrimit të godinës në vetvete. Ai u bën thirrje qytetarëve t’u bashkohen, të bllokojnë gjithçka për një muaj edhe me kosto për të qëndruar një muaj pa bukë, të ndjekin shembullin e artistëve, pasi kjo është e vetmja zgjidhje.

“Bllokoni jetën në vend. Duroni një muaj pa bukë. Keni për të parë se si do vijë zgjidhja”, tha ai.

Si do të jetë protesta e sotme do të vijojë paqësore?

Ajo varet nga vullneti i qytetarëve. Atë që mendojmë ne do e themi aty. Ne jemi pa armë, jemi me fjalë. Do gënjeja në sytë e të gjithë botës nëse do jepja shembullin e asaj që unë nuk jam. Unë nuk dal dot si Vojo Kushi edhe të them të marrim armët edhe të ikim atje…

Po vija të kuqe përmendi zoti Basha dhe mund ta përmendë sërish…

Ajo është puna e tij, ai të marrë kostot e veta politike dhe le t’i mbajë.

A do të këtë fjalime nga mbështetësit e opozitës?

Ishte edhe qëllimi jonë që të mos flisnin edhe në protestën e parë, përfaqësuesit e partive politike në mënyrë që të ndodhi ajo që është reale, që partitë poltike të dëgjojnë qytetarët kur të flasin. Madje edhe ata të ndikohen nga presioni qytetar. Protestën e organizuam ne edhe ata nuk kishin çfarë të thonin.

Nëse ju do të vazhdoni me këtë formë protestash dhe nuk do të ketë asnjë formë reagimi nga qeveria, si mendoni të arrini diçka?

Kjo do të jetë një maratonë e gjatë, si për armët kimike që u mblodhën njërëzit dhe nuk u tërhoqën, këtë vullnet duhet ta tregojë populli qytetar që duhet të dali dhe të rrijë aty.

Të çosh popullin në protestë është në vullnetin e gjithësecilit shkon apo jo, ju artistët jeni edhe iniciatorët…

Ne kemi 10 muaj që rrimë aty…më shumë se kaq nuk mund të bëjmë..kemi përdorur fjalën, pasi nëse nis trazira nuk ka më fjalë…dhe më pas nisin edhe manipulimet

Ju duhet të kuptoni që kjo është një çështje me shumë pika rëndese, është faktori i brendshëm, janë partitë politike, është qytetaria, janë grupime të ndryshme. Që të gjithë këto e kanë shumë të vështirë të gjejnë një pikë të përbashkët edhe kjo e përçan edhe mënyren e vullnetit se si mund të orientohet protesta.

Përveç këtyre faktorëve është edhe faktori evropian që edhe në Parlamentin Evropian kanë filluar përplasje politike të ashpra, sepse grupi i partive konservatore thotë që po vriten njërëzit në Shqipëri, ndërsa grupi i partive socialiste thotë që ishte shumë mirë që u shemb Teatri. Ndërkohë që Europa e kulturës thotë që u bë një masakër. Letra që u dërgua nga Europa Nostra thotë që është terrorizëm ndaj kulturës.

Ne duhet të tregohemi të mençur bashkë me të tjerët që të marrim forcë dhe të mos përçahemi.

Cila mendoni se është zgjidhja, për të arritur diçka?

Zgjidhja është shembulli ynë, qëndresë 24 në 24 orë. Dilni rrini në shesh, bllokoni gjithçka, për një javë i thoni atij largohu nga pushteti. Politika të gjej zgjedhjen të bëj Kodin Zgjedhor apo ça është ai ..ku di unë…Bllokoni jetën në vend. Duroni një muaj pa bukë. Keni për të parë se si do vijë zgjidhja. Kjo është në mënyrë paqësore. Nëse ne do sulmojmë policinë aty do destabizohet vendi dhe të jeni të bindur që ai do mbrojë vetën, sepse ai këto ditë ka shtuar forcat policore tek shtëpia e tij në Surrel. Kuptoni se në çfarë gjendje ndodhemi. Qëndroni natë –ditë deri sa të rrëzohet qeveria. / Tirannews.al/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.