Për kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla çështja e Teatrit Kombëtar nuk ekziston me dhe për këtë arsye Gjykata Kushtetuese duhet të anulojë.
Duke folur për mediat ai tha se problemi për Teatrin qëndronte tek ndërtimi i tij me PPP, por tani që do ndërtohet me paratë e shtetit nuk ka më çështje dhe vendimi bëhet nul.
“Terminimi i afateve bën nul ligjin. është minimale nga Gjykata Kushtetuese që të anulojë çështjen sepse nuk ekziston më, s’ka konflikt juridik. Ligji në fjalë ishte hapi një procedurë për të ndërtuar Teatrin jo me para publike por me një skemë PPP. Ajo dështoi sepse dështoi negocimi. Ka nisur një procedurë transparente e kërkuar nga të gjithë, dhe kjo i jep fund dilemave. U bënë protesta mos ndërtohej me PPP por nga shteti, u bë nga shteti, por si e doni”, tha Balla.