Kryeministri Edi Rama është indinjuar nga pyetja e gazetares së “Euroneës Albania”, se ku do t’i gjejë paratë qeveria për të ndërtuar teatrin e ri 30 milion lekësh, në një kohë krize ekonomike nga pandemia e koronavirusit.
Rama ka thënë se paratë nuk do të paguhen nga buxheti i shtetit, por nga buxheti i bashkisë së Tiranës. Qeveria do të dalë garant për kredinë që do marrë bashkia.
“Teatri nuk do ndërtohet me para nga buxheti i shtetit, nuk do të hidhet asnjë qindarkë nga fondet e tërmetit apo të Covid-it. Do të ndërtohet me financimin e Bashkisë së Tiranës 100% dhe me garanci të qeverisë, do të merret si kredi. Një kredi që s’ta jep kush për këto të tjerat”, tha Rama.
