Rixhin Qoshja, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban ka njoftuar se urbanët janë gati për të nisur punën. Ai thotë se operatorët e transportit urban, po merren përsigurimin e masave mbrojtëse por megjithatë ende nuk ka një datë syrtare se kur do nis lëvizja e tyre. Ndër të tjera ai shton se do të jetë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave.
“Ky është modeli që operatorët e transportit urban propozojnë duke ju përmbajtur masave ndaj Còvid -19. Po ende nuk ka zyrtarisht një protokoll sigurie dhe një datë se kur do të rihapet ky shërbim. Me masat e Còvid-it mund të futen vetëm 24 pasagjerë. Është e detyrueshme përdorimi i maskave dhe dorezave”, thotë ai për Tv Klan.
Po sipas tij vetëm bileta elektronike do të shmangte kontaktin e fatorinos me udhëtarët. Të ardhurat e operatorëve të transportit publik janë nga biletat dhe abonetë mujore, ndaj ulja e kapacitetit të udhëtarëve do të përkthehej në humbje për ta.
