Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Do jepja jetën të kthehej nga koma’, si e kujtoi sot Rama në Kuvend kohën e tmerrshme kur Gregu luftonte me kancerin

16:52 / May 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama greg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama sot ka bërë një deklaratë prekëse në Kuvend ku ka treguar historinë kur një njeri i zemrës ndodhej i shtruar në spital në Amerikë në gjendje kome.

Rama tha se kur ka hyrë në spital dhe ka parë njeriun e dashur (Gregun)  në atë gjendje është bindur se gjithçka është në dorën e zotit. Më tej ai ka shtuar se do të bënte gjithçka që ta kthente nga koma në atë moment.

“Jeta më ka çuar dikur pa dëshirën time pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në dhe kur kam hyrë një spital dhe kam parë çfarë ndodhte kam menduar se kjo këtu është dora e zotit. Përpara syve të mi kam parë atë qënie për të cilën do të jepja jetën time të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku  gjendjet ai spital numërohen deri tani  6 mijë të vdekur në vetëm 2 fishin e popullsisë së Shqipërisë, por si çdo sukses edhe ky sukses ka koston e vetë dhe kostoja e këtij suksesi është pikërisht rritje e nurmit të atyre që thanë se ishte lojë që po qeshnin dhe po talleshin”, tha Rama sot në Kuvend.

Personi për të cilin Rama po fliste është i biri Greg Rama, i cili ka qenë i diagnostifikuar me kancer 15 vite më parë. Kujtojmë se vetë Rama ka folur për herë të parë në 2016 për momentet dramatike kur ai mësoi se djali i tij ishte prekur nga sëmundja e rëndë e kancerit.

“Njëmbëdhjetë vjet më parë m’u desh të luftoja një realitet shumë të keq për mua dhe familjen time, pasi mora vesh se djali im ishte i sëmurë me kancer.

Momenti më i tmerrshëm kur duhet të shkoja në thellësitë më të panjohura të vetes për të gjetur energji që të qeshja, të flisja, të komunikoja, të bëja punën normalisht gjatë gjithë ditës, ndërkohë që nata ishte e mbushur me lot, ishte koha kur im bir luftonte me vdekjen në trup duke u përballur me të panjohurën e madhe që gërryente brenda vetes të gjithë ne.

Mësimet që nxora nga kjo përvojë transformuese ishin të mëdha, por një nga gjërat që m’u desh të provoja në lëkurën time ishte dallimi që bën dija, kur ne kemi të bëjmë me kancerin”, ka thënë Rama vite më parë në Kongresin e Onkologjisë, për këtë çast të konsideruar si më të vështirin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.