Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sistemi zgjedhor sipas modelit danez/ Si funksionon dhe kush përfiton më shumë nga propozimi i ri

18:27 / May 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
votime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë kur reforma zgjedhore është kryefjala e politikës shqiptare, ishte deputetja Rudina Hajdari e cila si rrufe në qiell të hapur hodhi në publik me shumë finesë një propozim të ri.

Sipas saj Shqipërisë i duhet një sistem zgjedhor si ai danez.
Zonja Hajdari u kujdes që këtë propozim ta ambalazhonte me një paketim mbështetje, që sipas saj vinte nga selia diplomatike e Washingtonin në Tiranë.

Në fakt deri më tani Ambasada Amerikane nuk ka bërë asnjë koment mbështetës apo refuzues të asaj çfarë ka deklaruar deputetja Rudina Hajdari.

Sistemi zgjedhor danez i jep përparësi partive të vogla përmes proporcionalit rajonal me korrektim kombëtar e me lista të hapura.

Kjo do të thotë se nëse një kandidat për deputet është i renditur në fund të listës, por merr shumë vota, atëherë mund të fitojë mandatin.

Ky lloj sistemi përfshin dy lista për tu votuar.

E para është lista e hapur ku mund të votohet preferencialisht kandidati për deputet, ndërsa lista e dytë është ajo e mbyllur kombëtare ku votohet partia respektive.

Që një parti të hyjë në Parlamentin e Danimarkës i mjafton që të sigurojë 2% të votave në rang kombëtar.

Ky prag i ulët, ndihmon partitë e vogla apo partitë e reja që të hyjnë në Parlament dhe thyen dominimin e ‘partive të vjetra’.
Ky propozim i Rundina Hajdarit nuk është edhe aq i rastësishëm.

Prej kohës në qarqet politike diskutohet ideja se zonja Hajdari sëbashku me deputetin Ralf Gjoni në të ardhmen mund ti bashkohen një force të re politike e cila prej vitesh zhvillon aktivitet politik në formën e një nisme.

sistemi zgjedhor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.