Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Deputeti socialist kërkon ndërhyrje në Reformën në Drejtësi: Ka probleme me zbatimin

21:01 / May 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shameti a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngecja e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës së Lartë kanë shqetësuar deputetin socialist Adnor Shametin, i cili e sheh si të dosmosdoshme ndërhyrjen në reformën në drejtësi.

Në një intervistë për RTV Ora, Shameti shpjegon se argumenti i tij nuk lidhet me ligjet por me zbatimin jo korrekt nga ana e organeve të reja të drejtësisë.

Shameti: Shqetësimi im i shprehur në Komisionin e Ligjeve ka të bëjë me zbatimin në praktikë dhe me realizimin në frymë dhe në gërmë dhe të gjithë bllokut të ligjeve organike që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi. Disa pengesa dhe zvarritje të trupës së Gjykatës Kushtetuese nga njëra anë dhe Gjykatës së Lartë nga ana tjetër.

Edhe pse, sipas tij nuk ka ende një propozim gati të draftuar për t’ja propozuar kolegëve të tij të mazhorancës, Shameti e le të hapur mundësinë edhe për të ndërhyrë me ligj për lehtësimin e kritereve përsa i përket përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shameti: Ndoshta po, por do ti shikojmë hap pas hapi. Pse jo të shikojmë ku çalon puna dhe të marrim masa që ti plotësojmë këto gjëra.

Për të mos shkaktuar një përplasje brenda PS, Adnor Shameti nuk harron të nënvizojë faktin se është dakord me kryeministrin Rama që këto ndryshime të realizohen në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Shameti: Mbështes plotësisht qëndrimin e kryeministrit Rama i cili tha se nuk ka tabu në ligjet e bëra. Nëse do të kemi sugjerimet dhe mbështetjen e partnerëve euroatlantikë pse jo të bëhen dhe korrigjime dhe përmirësime të këtyre ligjeve.

Reforma në drejtësi u miratua me votën e 140 deputetëve të mazhorancës dhe opozitës së atëhershme 4 vite më parë.

Por pavarësisht pastrimit të sistemit gjyqësor nëpërmjet vettingut, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk po arrijnë të rikthehen në funksion për shkak të mungesës së gjyqtarëve si dhe për arsye të përplasjes ndërmjet institucioneve.

deputeti probleme reforma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.