Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shfrytëzoi një vajzë për prostitucion dhe po bëhej gati… kapet 39-vjeçari i rrezikshëm

10:50 / May 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës bën të ditur se ka vënë në pranga një 39-vjeçar me precedentë të theksuar kriminal i cili do të trafikonte për në Belgjikë një 22-vjeçare.

Sipas policisë së Tiranës, A.M. (alias A. U.,) 39 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Waiting”, pas një hetimi disamujor.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Kapet dhe ndalohet nga Policia 39-vjeçari me precedent të theksuar kriminal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Waiting”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal të nisur në vitin 2019 është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe të ndalohet shtetasi:

A.M. (alias A. U.,) 39 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion”.

Ky shtetas shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikuar. Gjatë shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit A. M. (A. U.), si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetases M. M.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/885342688613321/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fantazma e kandidatëve të protestës

19:59 / November 13, 2026

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, studimi i Parlamentit Europian: Viti 2027 objektiv i arritshëm për mbylljen e negociatave

19:20 / November 13, 2026

Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave

14:36 / November 13, 2026

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.