Knut Fleckenstein ish raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian do të jetë tashmë këshilltar për integrimin i Kuvendit.
Vendimi është firmosur nga kryetari Gramoz Ruçi. Fleckenstein ka qenë një nga eurodeputetët më aktivë për sa i përket integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai ka qenë gjithashtu shumë i pranishëm dhe me deklarata lidhur me situatat politike që ka kaluar vendi.

