Pas prezantimit të platformës së tij prej 14 pikash kreu i shtetit Ilir Meta iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve e ndërkohë që njëra prej tyre ishte duke bërë pyetjen e saj kreu i shtetit i kthehet.
REPLIKAT:
Meta: Ku isha unë? Unë do vdes për ty që harron kaq shpejt, unë do vdes për ty. Na mbysin me dezinformacion (i bie me dorë tavolinës)
Gazetarja: Mos u nxeh
Meta: jo nuk nxehem
Gazetarja: Ju ishit në mal, apo në bregdet duke u freskuar…
“Vjet ishim në prag të një vëlla-vrasje. Njëra palë miting, tjetra palë vinte në 11 në Berat, Vlorë e bënte antimiting. Ça të bëja unë?! Unë i thash që pa zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse shkelet kriteri i Kopenhagenit. Sepse në Europë jo vetëm që gjerat i dinë mirë, po dolën dhe nja dy burra seriozë që thanë; bëni zgjedhje gjithëpërfshirëse. I mbështetja dhe unë, se i di kriteret e Kopenganit. I them; “Hajde bëjmë zgjedhje vendore si njerëz, pasi në Europë po përpiqen që mos të na ndajnë ne nga Maqedonia”. U detyrova më pas që të shmang dhe përplasjet, për të ulur palët. Se mban mënd që e kam pritur këtu zotërinë, ai lahej në pishinë tek Sheratoni. E kam thënë këtë; Po nuk u mbajtën këto zgjedhje, do shtohen kushtet.”, tha presidenti.
