Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Presidentit Ilir Meta për platformën me 8 pika të propozuar nga kreu i shtetit.
Në mesazhin e tij në Twitter, Rama shkruan se ai nuk gënjen dhe këtë e ka shkruar vetë, Ilir Meta.
“Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit😊”, shkruan Rama.
