Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Prisja që qeveria t’i vinte gishtin kokës për Teatrin”, Aktori Bujar Asqeriu: As El Chapo s’u sulmua me kaq policë

19:04 / May 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bujar Asqeriu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në Neës24, Asqeriu thotë se as kryetrafikanti i Meksikës, ‘El Chapo’ nuk u sulmua me aq policë. Asqeriu thotë se Teatrin e mbrojnë personalitete si Aurel Plasari, Fatos Lubonja apo dhe i ndjeri Maks Velo prandaj qeveria duhet t’u merrte mendim.

Ndërkohë ai thotë se nuk ka qenë kurrë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pasi trokisnin në dyert e partive.

”Nuk doja të isha protagonist. Por kur ceka të gjitha problematikat e artistëve, nuk më tha njeri fol ti, dil ti, por i thashë prej zemrës. Më pas një sulm i paparë fyerjesh, talljesh nga më të paimagjinueshmet që mund të mendoja.

Më kanë quajtur edhe agjent të serbëve dhe grekëve për destabilizimin e Shqipërisë. Deri aty sa më thanë boll, boll. Shqipëria nuk ka problem vetëm Teatrin. Shqipëria nuk është vetëm Teatër. Koha vërtetoi që vërtet Shqipëria kishte dhe probleme të tjera jetike. Kur sot naftëtarët nuk po marrin rrogat, problemet e Astirit ende s’kanë zgjidhje. Unë jam qytetar para se të jetë artist.

Ne shyqyr ia arritëm të kemi mendime të ndryshme. Kjo është shumë e bukur. Por kush duhet të fitojë. Argumenti. Unë s’kam qenë asnjëherë me Aleancën. Kisha mendim tjetër. Mendimi im ishte që ishim skalion artistik. Nuk kisha pse t’i bija derën e partisë politike, këta i binin partive.

Por përderisa shkonin në parti, çfarë do të thotë kjo. Ne duhet të zgjonim artistët, rininë, qytetarët. Më pas kur i thërriste Presidenti, i thoja ore shkuat, po, po mua pse s’më njoftuat. Unë s’mund të bëhesha protagonist dhe të luftoja në mullinjtë e errës.

Metodat e vjetra përça dhe sundo vijojnë. Teatri nuk është pronë partie, por e kombit. Nuk bëhet me grushta Teatri. Teatrin e mbron Fatos Lubonja, Aurel Plasari, Maks Velo. Prisja që qeveria t’i vinte gishtin kokës. Po bën atë nëdrhyrje barbare, as El Chapo, kryetrafikanti i Meksikës nuk u sulmua me aq policë. ”- tha Asqeriu.

Bujar Asqeriu tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.