Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Na duket vetja si në Big Brother”. Kamera e sigurisë mollë sherri mes vëllezërve në Tiranë

16:11 / May 24, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kamera
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një burrë mendonte se duke vendosur një kamera sigurie në lagje, do kishte nën kontroll lëvizjet në shtëpi por edhe në zonë. Por problemet nisin atje ku nuk e pret. Pikërisht kështu i nisën edhe 56-vjeçarit me inicialet H. B, që kishte grindje prej kohësh me të vëllain dhe kunatën, por që konfliktet u agravuan akoma më tej pas vendosjes së një kamere sigurie, ku njëra palë kërkon të hiqet dhe tjetra të qëndrojë aty pasi do të provojë që nuk e kalon cakun. Kjo histori e çuditshme nuk është referuar pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, por në komisariatin numër 3. Kur gjithë shoqëria ishte në karantinë P. B me bashkëshortin thyen urdhërin për distancim, për një hall të madh sipas tyre. Nuk priste koha ndaj dhe kanë shpejtuar të denoncojnë. “Na duket vetja si në Big Brother. H. ka vendosur një kamera që shikon nga shtëpia jonë. Por policia thotë se dy vëllezërit mund ta kenë përdorur si pretekst praninë e kamerës së sigurisë, pasi mosmarrëveshjet mes tyre kanë vite që kanë nisur për shkak të pronave e për këtë ata kanë angazhuar edhe gratë përkatëse.

Por pala paditëse në ankimimin në polici këmbëngul: “Kamerat janë vendosur pa dëshirën tonë, në një moment kur asnjëri nga ne nuk ishte në shtëpi”. Madje në një moment gruaja, që ankohet për kamerën e sigurisë pasi e bezdiste, ka dalë në oborrin e përbashkët dhe me një shkop është përpjekur ta thyejë. “Është e vërtetë, e pranoj faktin që desha ta thyej kamerën e sigurisë, pasi na është bërë jeta si në Big Brother, na është bërë jeta e padurueshme, pasi kamerat e vendosura nga kunati monitorojnë të gjitha veprimet tona”, pohoi gruaja. Kundër saj, kunati dhe kunata njëherësh u ankuan për shkatërrim prone, pasi kamera e sigurisë sipas tyre ishte për të mirën e lagjes. “Nuk e kuptoj – bëri të çuditurin H. – se përse im vëlla dhe gruaja e tij kërcënohen dhe stresohen nga një kamera vëzhgimi”.

Policia tregon për Gazetën “Si” se pas marrëdhënies së acaruar të dy vëllezërve, agjentët janë detyruar të fotografojnë e këqyrin vendin e ngjarjes e të fiksojnë dëmtimet në kamerën e sigurisë që vëzhgon oborrin e përbashkët të dy familjeve. Por problemet, tha një burim i konfirmuar i Gazetës “Si”, nisin për pretendimet mbi një tokë që posedohej nga babai i tyre që në vitin 1989. Dy vëllezërit i kanë pasur sherre majë më majë, aq sa dy vite më parë është nevojitur sërish ndërhyrja e policisë, pas kallëzimit të njërës prej kunatave që denoncoi dhunë. Për këtë rrethanë H.B. u dënua në atë kohë me dy muaj burg. Megjithatë e ndodhur mes dy palëve që nuk lëshojnë pe dhe as dëgjojnë të tolerojnë, policia i ka pyetur veçmas të dyja kunatat për burrat e tyre, ku asnjëra prej tyre nuk tregohet e sinqertë. Në një moment gjatë pyetjes se cili është shkaku që dy vëllezërit konfliktohen, njëra prej tyre është përgjigjur: “Nuk e di, por për mendimin tim duan ta fusin H. në burg dhe ndaj H. vendosi kamerat që të ruhet, të ruajë lagjen dhe të ruajë edhe veten”.(si)

big brother securitu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Humbi jetën në krye të detyrës, efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

21:20 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.