Netanyahu akuzohet për mashtrim, shkelje të besimit dhe marrje ryshfet në një numër çështjesh korrupsioni. Por mbi forcën e mandatit të tij të pestë si kryeministër dhe mbështetjen e partisë së tij, ai vendosi ta shndërrojë procesin në një menyre në të cilën të akuzojë shtetin për përndjekjen e një të pafajshmi të zgjedhur nga njerëzit.
Në ndërtesën e bardhë të Gjykatës së Qarkut në Jeruzalem – në mes të zonës arabe të qytetit të shenjtë – procesi i shekullit ka filluar në Izrael. Shteti kundër Benjamin Netanyahu, por edhe Benjamin Netanyahu kundër shtetit të Izraelit. Benjamin Netanyahu akuzon shtetin per një komplot kundër tij duke sajuar prova fallse për ta akuzuar atë për korrupsion, mashtrim dhe shkelje të besimit. Hera e parë në historinë e shtetit hebre që një kryeministër në detyrë përballet me një proces penal.
Benjamin Netanyahu para se të hynte në sallën e gjyqit me avokatët e tij donte të ritheksonte edhe një herë se “ajo që po ndodh është përpjekja për të zhvarrosur vullnetin e njerëzve dhe për të më rrëzuar mua dhe të drejtën, për të larguar nacionalistët nga udhëheqja të vendit për shumë vite”.
Jashtë portave të kompleksit të Gjykatës, qindra mbështetës, përfshirë shefat e partisë së tij, Likud po bërtisnin besnikërinë e tyre ndaj Netanyahu.
Disa kilometra më larg, përpara rezidencës zyrtare të Kryeministrit në Rrugën Balfour, një mijë protestues e quanin atë “Ministër të krimit”.
Netanyahu akuzohet për mashtrim, shkelje të besimit dhe për marrje ryshfet në një numër rastesh korruptimi, të gjitha këto vijnë nga lidhjet me miqtë e pasur. Ai është akuzuar për pranimin e dhuratave marramendëse dhe ofrimit të favoreve të fuqishme të mediave në këmbim të faqeve të para për të dhe familjen e tij. Benjamin Netanyahu mohon të gjitha akuzat, të cilat vijnë pas vitesh hetimesh dhe skandaleve të tjera që janë revoltuar rreth familjes së tij.
Netanyahu hyri në sallën e gjyqit në Jeruzalem, i veshur me një maskë blu kirurgjikale, në përputhje me kufizimet e koronavirusit. Ai të portrka ndaluar filmimet ne vendin e të pandehurve dhe nuk pranuar të ulet derisa gazetaret të dilnin nga salla. Avokatët Netanyahut kërkuan të paktën 6 muaj për të studiuar dokumentat e prokurorisë dhe për të hedhur poshtë numrin e dëshmitarëve të cilet jane 312. Seanca paraprake përfundoj me vendimin per te shtynrë seancën tjetër për në 19 korrik. Ne kete seance vetëm avokatët do të marrin pjesë, që do të thotë se Netanyahu dhe të pandehurit e tjerë nuk do të duhet të paraqiten.
Pra, për avokatët kane “vetëm” – dy muaj për të studiuar letrat, i akuzuari Netanyahu është i lirë.
Netanyahu hyn në gjygj në kulmin e fuqive të tij pasi theu opozitën dhe siguroi pozicionin e tij të pestë si kryeministër. Ai ka drejtimin e partisë në pushtet.
Deputetët duken se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të frikësuar akuzuesit dhe gjykatësit e Netanyahut. Akuzat kundër Netanyahut janë zhgënjime paranojake, komplote të errëta, Deep State dhe shpikje me tregime cinike në komplotin që dëshiron të nënshtrojë njerëzit duke “likuiduar udhëheqësin e zgjedhur” por asnjë thërrim provë nuk është prodhuar – ose nuk është gjetur – e kësaj komploti vazhduan avokatët e Netanyahu. Një proces gjyqësor sigurisht është hapur për herë të parë kundër një kryeministri në Israel dhe ngjarjet në vijim janë akoma per t’u parë.