Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Të mbyllur në shtëpi, po shqiptarët nuk hoqën dorë nga kafja, ja sa u rrit importi

08:35 / May 25, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kafeekspresok 750x500 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në gjysmën e parë të marsit dhe në prill, shqiptarët, ashtu si gjithë shtetasit e vendeve të e tjera u përballën me një situatë të paparë ndonjëherë. Iu desh të mbylleshin në shtëpi, teksa gjithçka u mbyll, bashkë me baret dhe restorantet.

Për një vend si Shqipëria, që zë rekord përsa i përket numri të lartë të bar kafeve në raport me popullsinë, me 518 bare për 100 mijë banorë dhe ku kafeja ishte një normë sociale ndërveprimi, qëndrimi në shtëpi dhe pa kafe ishte një “torturë” e vërtetë.

Ne fakt, të dhënat e importeve të kafesë në mars dhe prill tregojnë se shqiptarët nuk e kanë ulur aspak konsumin e kafesë, përkundrazi, në shtëpi apo në zinxhirët e tregtimit të kafeneve, nuk kanë ndenjur pa konsumuar produktin e preferuar.

Të dhënat e Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se në janar-prill u importuan gjithsej rreth 2,700 ton kafe, me një rritje prej 9.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por, rekordi është shënuar në prill, kur importet e kafesë arritën në 922 ton, që është niveli më i lartë historik që është shënuar ndonjëherë këtë muaj. Në raport me gjithë muajt e tjerë, ky është niveli i tretë më i lartë i importeve në 20 vitet e fundit, me përjashtim të dhjetorit 2016 dhe 2018, sipas statistikave të Ministrisë së Financave.

Klaudja Shtrepi, Menaxhere Marketingu në “New Centtury”, që ka si pjesë të portofolit edhe kafenë përmes “Ama Caffe” thotë se është rritur tendenca e porosisë së kafesë nga familjarët si dhe blerjes së ekspresëve, por kjo kurrsesi nuk e zëvendëson qarkullimin që bëhej përmes bar-kafeve. Ajo shton se është rritur shitja e produkteve të cilat konsumohen në shtëpi, si kapsulat për kafe ekspres; kafe turke dhe kafe e ftohtë me qumësht natyral dhe iced coffee.

Operatorët e tregut pohojnë se janë rritur shitjet e pajisjeve ekspres nëpër shtëpi. “Situata po zhvillon dhe përshtat nevojat e konsumatorëve, duke shijuar edhe konsumin e kafesë ekspres në komoditetin e shtëpisë”, thotë Shtrepi.

Nga 18 maji janë hapur dhe baret e restorantet dhe rituali I kafesë në lokale është kthyer sërish, ndonëse zakoni I konsumit të kafesë në shtëpi duket se do të mbetet.

Ndërkohë, e ardhmja pritet të jetë e vështirë për baret e restorantet. Enri Jahaj, anëtar i bordit drejtues të Shoqatës të Bareve, Restoranteve dhe Klubeve, pohon se rregullat strikte për distancimin fizik dhe orari i kufizuar do të falimentojnë biznesin e bareve dhe restoranteve. Për të, perceptimi i përgjithshëm është që qytetarët kanë ndryshuar sjelljen sociale dhe takimet me njerëzit janë jonormale për shkak të distancimit. Imagjinoni – thotë ai – se sa ka ndryshuar perceptimi te një biznese ku 50% e zë produkti dhe 50% shërbimi./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.