Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta boton tekstin e këngës për teatrin: Prishja, ka indinjuar dhe artistët e huaj

10:14 / May 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Meta 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta ka publikuar këngën e krijuar nga artistët Marco dhe Daria Zappa kushtuar prishjes së Teatrit Kombëtar, me titullin “Atë natë të shtune. Pse?”.

Meta thotë se prishja e teatrit ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri por dhe ata në Europë që shprehin revoltën e tyre kundër barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore.

POSTIMI I METES

Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art.
“Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit.
Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË. 🇦🇱

ATË NATË TË SHTUNE, PËRSE?

E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë
Në një gërmadhë
Pastaj një të shtunë, natën
Goditja finale!

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre
Që për njëzet e shtatë muaj,
Çdo mbrëmje, çdo natë
Besuan tek kjo ëndërr
Zemrën e tyre që rrihte.
Përse?

Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën
S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti

Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?

Sa bukur ishte të luaje
Në këtë teatër të mrekullueshëm

Po, pak i vjetër dhe i lënë pas dore
Por e vërtetë, i ngrohtë dhe shumë i dashur.

Shkatërruat një histori,
Duke mbytur çdo shpresë.

Përse? Përse? Përse?

Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën …

S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti

Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?

Unë jam Teatri
Unë jam Shqiptar

Fikët një qiri
Që jepte dritë…
Që i jepte dritë qytetit

Përse? Përse? Përse?

E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë në një gërmadhë

Pastaj një të shtunë, natën
Policia dhe buldozeri

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre që …
Çdo mbrëmje, çdo natë,
Besuan te Teatri,
Te një zemër që rrihte

Fikët një qiri
Fikët një flakë!

Që na jepte jetë të gjithëve … ne!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme në Tiranë, plagosen dy policë/ Procedohen penalisht 24 protestues

12:32 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.