Zbardhet dosja penale ndaj Luan Dacit, gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që u pezullua nga detyra, pasi është nën hetim për falsifikim dokumtenash.
Në dokumentet zyrtare zbardhet hap pas hapi çdo detaj nga hetimet e SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar materialin, ku hidhet dritë mbi faktin penal që rëndon ndaj Dacit, pezullimi i të cilit ka ulur ndjeshëm besueshmërinë te institucioni i vettingut, që vendos për fatin e njerëzve të drejtësisë.
DOSJA E PLOTË
SHPREHJA E INTERESIT PËR TU EMËRUAR NË INSTITUCIONET E RIVLERËSIMIT
Me vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr.82/ 2017 datë 10
qershor 2017 botuar në Fletoren Zyrtare, shtetasi Luan Daci është
zgjedhur gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Më datë 3 shkurt
2017, Luan Daci ka paraqitur kërkesë drejtuar institucionit të Avokatit
të Popullit dhe ka aplikuar për tu emëruar në vendin vacant: gjyqtar i
Kolegjit të Apelimit; anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;
Komisioner Publik. Kjo kërkesë për aplikim është paraqitur në dy kopje,
një kopje në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën angleze të nëshkruara prej
tij. Në dokumentacionin bashkëlidhur kërkesës për aplikim, aplikuesi ka
paraqitur edhe një CV, në të cilën midis të tjerave është përshkruar se
ka ushtruar kurse në Shkollën e Magjistraturës në periudhën 1995-1996,
është titulluar avokat me nr.licencë xxx. Në CV-në e paraqitur shtetasi
Luan Daci nuk ka përshkruar faktin se ka ushtruar funksionin e gjyqtarit
në Gjykatën e Tiranës. Në seancës dëgjimore të datës 2 qershor 2017 të
zhvilluar nga komisioni Ad Hoc, i Kuvendit më gjashtë anëtarë, për
përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e institucioneve të
rivlerësimit, Luan Daci është pyetur nëse ka punuar para vitit 2000 dhe
është përgjigjur se ka punuar gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor
Tiranë. Pyetjes së komisionit se sa vjet ka punuar si gjyqtar, dhe pse
është larguar nga funksioni Luan Daci është përgjigjur se: “Kam filluar
në shtator të 1993. Fillimisht si ndihmës gjyqtar, kur kemi dhënë
diplomën përpara komisionit shtetëror, dy ditë pas dhënies së diplomës,
jam emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, madje jam emëruar dhe
zëvendëskryetar….deri në 24 dhjetor 1997 unë kam qenë gjyqtar në
Gjykatën e Tiranës.
Pyetjes tjetër nga anëtari i Komisionit nëse në vitin 1997 është
larguar, ka ikur apo e kanë hequr, Luan Daci i është përgjigjur: “Unë
kam ikur me dorëheqje, sepse nuk na lejuan të regjistroheshim”.
KALLËZIMI PENAL NDAJ DACIT DHE NISJA E HETIMIT NGA SPAK
Me datë 17 janar 220, në Prokurorinë e Posacme është paraqitur një
kallëzim penal ndaj Luan Dacit. Sipas kallëzuesit në dokumentacionin
zyrtar të marrë nga Kuvendi, rezulton se Luan Daci, ka bërë një kërkesë
drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit me objekt: “Aplikimin,
emërimin e kërkuesit në vende vakante të shpallura në bazë të ligjit
84/2016, në faqen e dytë të së cilës, ka deklaruiar se “ndaj meje nuk
është marrë diplinore e largimit nga puna, ose ndonjë masë tjetër
disiplinore që është ende në fuqi, sipas legjislacionit në momentin e
aplikimit. Ky deklarim që është bërë nga Luan Daci, në një dokument
zyrtar drejtuar Avokatit të Popullit, sipas kallëzuesit provohet të jetë
i pavërtetë pasi me vendimin nr.6 datë 24.12.1997 të Këshillit të Lartë
të Drejtësisë, ai është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe
paaftësi në detyrë.
Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi
bazën e kallëzimit penal nr.36, datë 27 janar 2020, regjistroi
procedimin penal për veprën penale të “falsifikimit të dokumentave”.
Kallëzimi penal i depozituar kundër Luan Dacit ka patur të bashkëlidhur
dokumentacionin e marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, ku përfshihej dosja
personale e këtij shtetasi, paraqitur prej tij pranë zyrës së Avokatit
të Popullit, kopje e procesverbalit të seancës dëgjimore të Luan Dacit
në Komisionin Ad Hoc; shkresë marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ku
përfshihej edhe vendmi nr.6 datë 24 dhjetor 1997, i Këshillit të Lartë
të Drejtësisë; procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë të
Drejtësisë, datë 18 nëntor 2016, kopje e kërkesës së z.Luan Daci datë 14
nëntor 2016. Me 28 janar 2020, SPAK kërkoi nga Kuvendi të dhëna në
lidhje me shtetasin Luan Daci. Dokumentacioni iu vu në dispozicion me
shkresën nr.359 datë 30 janar 2020. Nga ky dokumentacion rezultoi: Dosja
personale e Luan Dacit, paraqitur pranë Av.Popullit në të cilën gjendej
ndër të tjera edhe kërkesa e tij për të emëruar në vendet vakante të
institucioneve të rivlerësimit, me këtë përmbajtje:
“Unë kërkuesi Luan Daci, jam banor i qytetit të Tiranës, me profesion
jurist i titulluar i tillë nga Komisioni Shtetëror i Universitetit
Shtetëror të Tiranës me datë 26.04.1994. Notën mesatare të këtij
universiteti shtetëror e kam në nivelin 8.3 dhe diplomën shtetërore e
kam mbrojtur me notën 9. Më pas kam ushtruar profesionin e avokatit
pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë, i autorizuar nga Ministri i Drejtësisë
dhe i regjistruar në këtë dhomë në vitin 2000. Pra në sistemin e
drejtësisë si avokat kam përvojë prej 17 vitesh. Nuk kam ushtruar
funksione politike në administratën publike dhe nuk kam mbajtur
pozicione drejtuese në ndonjë parti politike gjatë 10 viteve të fundit.
Ndaj meje nuk ka nisur hetim penal, nuk jam i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë krimi, apo kryerjen e një kundravajtje enale me dashje. Ndaj meje nuk është marrë masë disiplinore e largimit nga puna, apo ndonjë masë tjetër disiplinore e cila është ende nmë fuqi sipas legjislacionit në monentin e aplikimit. Nuk kam qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish sigurimi i shtetit para vitit 1990.
INTERVISTA E DACIT PARA KOMISIONIT AD HOC
Procesverbali datë 2 qershor 2017 ora 11.00 nga Komisioni ad hoc me
gjashtë anëtarë për përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e
institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit nr.84/2016, i cili njofton
përmbajtjen e intervistës së kandidatit Luan Daci, realizuar pranë
komisionit si më poshtë vijon:
Pasi kandidati flet për karrierën dhe arsyet përse kandidon, Vasilika Hysi pyet anëtarët nëse kanë pyetje:
Ervin Bushati: Kam dy pyetje. E para pyetja që ua bëjmë të gjithë kandidatëve a keni ju lidhje me politikën?
Luan Daci: Jo.
Ervin Bushati: Datat këtu nuk janë shumë të qarta, a mund të na
thoni shkurtimisht nga cili vit në cilin vit keni punuar, në cfarë
pozicioni, gjithmonë avokat, por nga cili vit?
Luan Daci: kam
punuar avokat që nga data 20 mars 2000 kur kam marrë licencën me
autorizim të Ministrit, ilir Panda, i cili më ka bërë edhe
karakteristitkën edhe për motive të aftësivë të mia, profesionale.
Madje, z.Panda më ka përjashtuar edhe nga provimi, duke vlerësuar
aftësitë e mia morale, aftësitë profesionale, figurën time dhe më ka
akorduar licencën.
Ervin Bushati: Para kësaj date?
Luan Daci: Përpara kësaj date, para vitit 2000?
Ervin Bushati: Kam punuar gjyqtar në gjykatën e Tiranës.
Ervin Bushati: Nuk janë datat këtu, prandaj…
Luan Daci: Janë në CV
Vasilika Hysi: Jo
Luan Daci: Na është kërkuar vetëm vjetërsia, kam marrë vërtetimet dhe duhet të jenë edhe aty.
Vasilika Hysi: Z.Daci ju jeni diplomuar në 1993.
Luan Daci: Në 1994 dhe ju keni qenë anëtare e komisionit.
Vasilika Hysi: E di që kam qenë anëtarë e komisionit, por CV
juaj ndryshe nga ato që po thoni, ka disa, prandaj po ju pyesim. Ju e
keni shkruar CV, nuk e kemi bërë ne, dhe kenu shkruar që jeni diplomuar
në 1993. Pyetja ime është: Sa vite keni punuar si gjyqtar dhe pse jeni
larguar nga sistemi gjyqësor dhe keni kaluar avokat? Dhe për rekorde kur
keni filluar?
Luan Daci: Zonja kryetare kam filluar punë në shtator 1993,
fillimisht kam qenë ndihmës gjyqtar, kur kemi dhënë diplomën para
komisionit shtetëror, dy ditë pas dhënies së diplomës unë jam emëruar
gjyqtar në gjykatën e Tiranës, madje jam emëruar edhe nënkryetar dhe
vendi per arsye ekonomike është suprimuar, nuk e di kanë ndjekur një
model tjetër, nuk kam pasur ndonjë problem. Dhe deri më datë 24 dhjetor
1997, kam qenë gjyqtar në gjykatën e Tiranës. Ashtu sikurse po del një
ligj për vettingun, atëherë doli ligj për riorganizimin e sistemit të
sistemit të drejtësisë. Cfarë kemi kontestuar ne si shoqatë e
gjyqtarëve? Ne donim atë që na garantonte ligji që ne të regjistroheshim
në Shkollën e Magjistraturës, sepse e kishim kursin të plotë, por edhe
të ishte i përshpejtuar. Atëherë nuk u zbatua nga qeveria e kohës ai
urdhër ligjor i Shkollës së Magjistraturës, ku ne të gjithë duhet të
regjistroheshim. Pra e keni ligjin. Ne e kontestuam këtë ligj thjeshtë
për këtë pikë, pra kërkuam të regjistroheshim në Magjistraturë. Cfarë
ndodhi? Nuk na regjistruan në shkollën e Magjistraturës. Ne organizuam
një protestë ambjenteve të gjykatës, pavarësisht se është shkruar në
ambjentet e gjykatë, jo, ne nuk e kemi bërë protestën në ambjentet e
gjykatës, sepse ne e njihnim ligjin shumë mirë dhe as kemi penguar punën
e gjykatës dhe as e kemi krijuar problem me shtetin.
Vasilika Hysi: Në 1997 jeni larguar, keni ikur apo ju kanë hequr?
Luan Daci: Unë kam ikur më dorëheqje, sepse nuk na lejuan të regjistroheshim.
KËRKESA PËR TU RIKTHYER NË SISTEM NË 2006
Me shkresën nr.1890 prot datë 7 shkurt 2020 SPAK ka kërkuar të dhëna nga
Këshilli i Lartë Gjyqësor në lidhje me kërksën e paraqitur nga Luan
Daci për emërimin gjyqtar në gjykatën e Tirans si dhe dokumentat në
lidhje me ecurinë dhe përfundimin e procedurës disiplinore pranë tij.
Nga dokumentacioni rezulton se: “komisioni i shqyrtimit të kandidaturave
për gjyqtarë, zhvilloi me datë 15 nëntor 2016 mbledhjen për shqyrtimin e
kandidatura ve për trasferim për 5 vende vakante për gjyqtarë në
gjykatën e Tiranë, shpallur me vendimin nr.115 të KLD. Komisioni
vlerësoi se kandidati i cili nuk plotësonte kriteret për tu emëruar
ishte kandidati Luan Daci ish gjyqtar në gjykatën eTiranës. Komisioni
vlerësoi se ky kandidat nuk plotëson kriteret për trasferim në këtë
gjykatë, është larguar nga detyra me vendimin nr.6, datë 24 dhjetor
1997, pra skualifikohet. Në bazë të vendimit nr.6, datë 24 dhjetor 1997
me propozim të Ministrit të Drejtësisë është vendosur: Luan Daci
largohet nga detyra, për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë.
PYETJA E GJYQTARIT TË KPA SI PERSON NËN HETIM
Unë u njoha me kallëzimin penal të bërë ndaj meje. Kallëzuesi ka ngritur pretendime për tre akte për ti konsideruar si formularë dhe pretendime për të dëna të rreme në këto ake. Konsideron të tilla aktet si më poshtë, kërkesën për aplikim, jetëshkrimin dhe emërimin e kërkuesit në vendin vacant. Në lidhje me këto pretendimet të kallëzuesit konstatoj lehtë dhe qartë se unë si aplikues për emërim nuk kam paraqitur dhe nuk kam bëë asnjë formular të falsifikuar qoftë nga ana ime, qoftë nga institucionet nga ku unë kam dokumentat. Kallëzuesi konteston CV, kjo CV që unë kam dorëzuar të Avokati i Popullit me procesverbal nuk ka asnjë rrethanë apo fakt të rrimë dhe asnjë dokument të falsifikuar. Kjo CV nuk është formular por është një dokument që unë kam strukturuar vetë. Lidhur me pretendimin e kallëzuesit për masën disiplinore të shkarkimit nga detyra dua të sqaroj se nuk është e vërtetë që unë kam patur detyrim ligjor, e formalizuar me ndonjë formular për të dhënë përgjigje për shkaqet e largimit të personit tim në 1997. Pra nuk ka asnjë formular në dosjet tona, si aplikues ku të kërkohet kjo e dhënë. Në qoftë se do të më kërkohej edhe në kuptimin qytetar absolutisht që do të jepja shpjegime të qarta./ Balkanweb
