Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Jetonte i ngujuar prej vitesh, vrasësit e pritën ish-oficerin Arben Bilali të dilte nga banesa

19:20 / January 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlcsnap 2019 01 30 19h00m10s43
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy vëllezër të familjes Bilali në Tiranë janë ekzekutuar në vitin 1997 dhe 2010 në atentate me armë zjarri e kësisoj, ish-oficeri  i vrarë, Arben Bilali, jetonte i ngujuar prej vitesh. Sot, rreth orës 14:35, ai nuk do t’i shmangej dot 3 plumbave nga tre autorë të maskuar. Ish-oficerit i ishte bërë edhe një atentat që dyshohet për hakmarrje edhe në vitin 2010, po në zonën e Selitës, por ai do të ndërronte jetë pas të sotmit, pranë banesës së tij në zonën e Selitës në kryeqytet.

Vrasësi nuk ka dalë nga automjeti dhe ka nxjerrë armën nga dritarja e pasme. Ai qëndronte i ulur në sediljen prapa shoferit dhe kreu qitje me zjarr të hapur në drejtim të 50-vjeçarit Arben Bilali. Vrasësi, jo vetëm që nuk ka dalë nga automjeti, por nuk e ka nxjerrë as kokën prej makinës, gjë që do t’i jepte policisë një mundësi identifikimi.

Automjeti është larguar më pas me shpejtësi, ndërsa policia vazhdon të mbledhë prova të tjera filmike për të parë se ku është ndalesa e fundit e këtij automjeti, nga ku u krye vrasja.

Ndërsa viktima Bilali, i cili ka qenë një ish-punonjës policie, ishte në automjetin e tij “Hyundai”. Në atë moment kishte parkuar për të shkuar në një lokal në afërsi të vendngjarjes. Krimi ka ndodhur në të njëjtin vend, ku viktimës i kishin vrarë vëllain 9 vite më parë.

Pista kryesore e kësaj vrasjeje mbetet ajo e hakmarrjes. Bilali ishte pjesë e një familjeje, që prej vitesh janë në një hasmëri me një tjetër fis në “Yzberish” të Tiranës, e prej këtij konflikti numërohen disa të vrarë nga të dyja familjet. Konflikt ky që daton prej vitit 1997.


bilali Policia selita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.