Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhje lokale në tetor 2020? Nikoll Lesi zbulon prapaskenat e Edi Ramës: Këshilltarët e huaj e kanë bindur që…

17:47 / May 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lesi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nikoll Lesi shkruan në gazetën e tij se Kryeministri Edi Rama mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme lokale, që do të mbahen në tetor 2020, duke iu referuar këshillave nga ekspertë vendas dhe të huaj.

Në artikull thuhet se këshilltarët vendas dhe të huaj e kanë bindur Kryeministrin Rama që në tetor të këtij viti të zhvillojë zgjedhjet vendore, të cilat i mori me 30 qershor 2019 si një parti komuniste, me një kandidat. Sipas artikullit, Rama do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme lokale, së pari për të testuar mbështetjen, por edhe për të pr.erë kokat në partinë e tij.

Artikulli i botuar në Koha Jonë: Burime shumë konfidenciale tregojnë se këshilltarët e tij dhe disa të huaj e kanë bindur kryeministrin Rama që në tetor të këtij viti të zhvillojë zgjedhjet vendore, të cilat i mori me 30 qershor 2019 si një parti komu.niste, me një kandidat. Por Rama në këtë rast nuk ka hallin e demokracisë, pasi atë e ka shkatërruar dhe rrëzuar përtokë, duke e fundosur me rastin e Teatrit Kombëtar, por ai bluan tjetër hall. Ai do mandatin e tretë si kryeministër. Ai nuk duron dot që të humbë, ndonëse të gjitha sondazhet e çojnë në një humbje marramendëse, ku nuk kap as rezultatin më të dobët të PD, në vitin 2017.

Ndaj që të mos shkojë në zgjedhjet parlamentare të prill-maj 2021 (pasi zgjedhje nuk do ketë nga qershori deri në gusht) si daci në kos, po merr masa testimi në tetor të këtij viti ku do të zhvillojë zgjedhjet vendore. Me këtë rast edhe shfryn mllefin popullor me vendoret, që natyrisht do t’i humbasë, por edhe pret koka në Tiranë e në rrethet duke ia hedhur popullit socialist, dhe fërkon duart në Surrel për të korigjuar emra, kandidatura, politika, qeverinë për zgjedhjet politike në prill-maj 2021.

Zgjedhje lokale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.