Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se reforma në drejtësi bëhet totalisht nga ndërkombëtarët. I pyetur për reagimin e ambasadores amerikane Yuri Kim për këtë çështje, Ngjela thotë se ajo i është adresuar të gjithë klasës politike por më së shumti frikën e ka tek kryeministri Rama.
Ngjela nënvizoi se: “Ajo ju adresua të gjithëve, por frikën kryesore e ka tek Rama. Këto të tjerët nuk kanë gjë në dorë, çfarë do sabotojnë. Këta janë në trotuar, kanë vota këta? Ligji do të thotë votë. Siç duket, kjo kuptohet që Rama mund të kishte filluar të lëvizte, ose ata bën lojën e tyre diplomatike duke thënë rrini kështu siç jeni. Problemi kryesor ishte që për dy të vjetrit që kanë qenë në këtë lojë, Meta dhe Berisha kanë qenë kundra kësaj. Berisha ngriti çadër kundër reformës. Pyetja që bëhet këtu është, kush e hoqi nga çadra. Amerikani. Kjo është forca e politikave të mëdha. Reforma nuk është jona. Reforma në drejtësi bëhet nga ndërkombëtarët. Janë hequr rreth 60 gjyqtarë dhe prokurorë. Të gjithë të huajt i kanë hequr.”