Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shembja e Teatrit/ Kurti mesazh Ramës dhe Veliajt: E palogjikshme, së paku të ruhej si muze

21:29 / May 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
twerter
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në RTV Ora, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti foli edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar. Kurti tha se në rastin më të keq Teatri kombëtar duhet të ruhet si një muze, por jo të shembej.

Kryeministri i Kosovës shtoi se qasja që shembet Teatri në orët e hershme të mëngjesit dhe në kohë pandemie, për të ndërtuar qendër tregtare, duket më shumë një logjikë neoliberale se sa një kujdes për kulturën dhe urbanizmin.

“Në rastin më të keq Teatri kombëtar duhet të ruhet si një muze, por jo të shembej. Edhe drama “Epoka para gjyqit” është dhënë në atë teatër. Teatri kombëtar nuk është teatri i Shqipërisë, por është Teatri i gjithë shqiptarëve. Kjo qasje që shembet Teatri në orët e hershme të mëngjesit dhe në kohë pandemie, për të ndërtuar qendër tregtare, më duket më shumë një logjikë neoliberale se sa një kujdes për kulturën dhe urbanizmin.

E kuptoj që duhet të ketë kafeteri për artistët pranë teatrit, por një herë vjen teatri dhe pastaj kafeteria ku bëhen ato diskutimet, para dhe pas shfaqjes, jo të provojmë të bëjmë kafeteri, restorante e shopping, e pastaj njëra ndër gjërat të jetë edhe Teatri, bash nëse nuk të pihet kafja, atëherë mund të shohësh edhe ndonjë dramë.

Boiken Abazi është pjesë e një organizate, pra nuk është një individ, por një pjesëtar i një organizate dhe me të kanë dashur të japin shembullin e aktivistëve të tjerë, duke thënë se kur ia bëjmë kështu udhëheqësve, juve ua bëjmë më keq. Unë e njoh mirë Boikenin dhe aktivistët dhe ata do të jenë më të fortë në kundërshtimin e gjithçkaje që është e dëmshme dhe e padrejtë. Ata kanë organizimin e tyre autonom, i marrin vendimet dhe do ta vazhdojnë punët edhe më shumë se më përpara.”-tha Kurti

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.