Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lajmi i shumëpritur/ “Koronavirusi po zhduket”, përfaqësuesja e OBSH-së: Nuk do të ketë një valë të dytë

22:15 / May 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obsh Neira
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koronavirusi do ta ketë vështirësi të mbijetojë. Në këtë përfundim ka dalë doktoresha spanjolle Maria Neira, drejtoresha e shëndetit publik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. 

“Shpejtësia e infektimit është ulur kaq shumë, sa virusi do ta ketë të vështirë të mbijetojë”, shprehet Neira.

Por ajo thekson se ‘duhet të jemi të kujdesshëm për të dalë në konkluzion se ky është fundi i koronavirusit, por të dhënat e fundit na tregojnë se rastet pozitive janë ulur ndjeshëm.’  
Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se ‘njerëzit nuk duhet të kenë paranoja, as të heqin dorë nga kujdesi dhe të relaksohen, por të bashkëjetojnë me sëmundjet infektive’.  

Doktoresha Neira nuk beson se virusi do të rikthehet përsëri. 

“Kemi studiuar shumë modele që na tregojnë se nuk do të kemi një valë të dytë të pandemisë dhe nga ana tjetër njerëzimi është përgatitur shumë mirë në të gjitha fushat. Nuk duhet të bëjmë shumë parashikime pasi javët e ardhshme do të jenë domethënëse, me hapjen që kemi bërë do të shohim si do të sillet virusi, shpresojmë që të mos kemi vatra që riaktivizohen, do jetë një betejë e përditshme. Pas dy tre javësh do të bëjmë një bilanc dhe nëse do të jetë e nevojshme do të korrigjojmë diçka”, tha ajo.

koronavirusi obsh vale dyte zhduket\
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.