Presidenti Ilir Meta publikoi në “Opinion” mesazhin e një diplomati të huaj, që sipas tij, e ka nisur në emër të BE dhe SHBA. Në këtë mesazh, tregohen diskutimet që janë bërë jashtë syrit të medias në periudhën kur zgjidheshin anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Në mesazhin e diplomatit thuhet se Rama nuk do ta bllokojë kandidaturën e Marsida Xhaferllarit në listën tjetër për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, çka për Presidentin Meta tregon qartë ndikimin e kryeministrit në reformën në drejtësi.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen janë dy elementë, një emir se kujt i është dërguar mesazhi, “Beni” dhe tjetra një ambasadë që i është fshirë emri.
Pyetja që shtrohet është nëse “Beni” që përmendet në këtë mesazh si marrësi i tij nga diplomati i huaj është Arben Cici, Drejtor i Kabinetit në Presidencë? Kujtojmë se Arben Cici ka qenë për shumë vite ambassador në disa vende dhe shumë vite në Ministrinë e Jashtme.
Ndërkaq, ajo që shihet tjetër është fshirja e fjalës gjerman, duke lënë vetëm atë të BE-së, dhe atë Amerikan. /tirananews.al
