Ngjarja e rëndë që ndodhi disa ditë më parë në parkun e qytetit të Beratit,ku një 5-vjeçar gjeti vdekjen duke luajtur me një pjesë të dekorit me drita të qytetit u shoqërua edhe me arrestimin nga policia të 2 drejtuesve të bashkisë Berat.
Dy të arrestuarit: Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e Beratit,P.I,32-vjeç dhe Përgjegjësi i Ndriçimit Publik në bashki,Ll.H,61-vjeç,janë lënë sot të lirë nga Gjykata e Beratit. .
Gjyqtari Durim Hasa ka dhënë për ta masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
Ata u arrestuan nga policia si të dyshuarit kryesorë dhe përgjegjës për ngjarjen e rëndë,ndërkohë që edhe 4 elektriçistë të bashkisë po procedohen në gjendje të lirë. 5-vjeçari Aleksandër Brahimi, gjeti vdekjen disa ditë më parë në parkun e qytetit të Beratit.
5- vjeçari mbërriti në spital me shenja jete të dobëta por mjekët, me gjithë përpjekjet e bëra, nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë.
