Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo u shpreh se edhe pse ka pasur dy vdekje brenda pak ditësh tregon që graviteti i sëmundjes vazhdon.
“Duhet të jemi realistë që ka persona të shtruar në spitalin infektiv që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe duke patur parasysh që kemi dy vdekje brenda pak ditësh tregon për vazhdimin e gravitetit të sëmundjes, paçka se shifra është nën 20.
Por kjo shifër mund të zvogëlohet ose të shtohet në ditët në vijim. Masat e marra dhe pjesa e ruajtjes së distancimit janë elementë shumë të rëndësishëm për të ruajtur shifrat e ulëta të pacientëve të shtruar në shërbimin infektiv”, tha Çomo.
