Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kamera kurth në pyjet e Pukës kap kafshën e rrallë

21:12 / May 26, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bota e eger shqiperi flora 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mali i Munellës, përveç panoramës së jashtëzakonshme që ofron, njihet edhe si mali ku strehohet rreqebulli i Ballkanit, një kafshë që rrezikon të zhduket. Ky masiv pyjor që shtrihet në rrethet Pukë dhe Mirditë njihet për florën dhe faunën e pasur, çka mund ta kthejë atë në një destinacion të paharruar turistik. Por gjuetia e paligjshme dhe prerja e kundraligjshme e pyjeve po e rrezikon vazhdimisht. 

Në pamjet e publikuara së fundmi duket rrëqebulli i Ballkanit  një specie kjo që është në rrezik zhdukje, por së fundmi është parë një riprodhim i tyre që ngjall shpresë se specia mund të shtohet.

“Një individ i maturuar rrëqebulli është filmuar nga kamerat kurth duke kaluar shumë pranë kutisë kurth të vendosur në malin e Munellës, por e çaktivizuar përpara kohës së planifikuar të studimit për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Ekipi i monitorimit të rrëqebullit ishte në pritje të marrjes së një sinjali për aktivizimin e kutisë kurth gjatë periudhës shkurt–mars 2020, por edhe këtë vit nuk pati fat.

Gjurmët e gjetura në zonë dhe fotot e marra nga kamerat kurth tregojnë se ai kaloi shumë pranë kutisë kurth, por nuk e aktivizoi atë. Ky fakt na bëri të mendojmë që kishim të bënim me një individ “sfidues” ndaj ekipit të PPNEA.

Në këtë filmim shihet se pasi e ka studiuar mirë, ky individ i rrëqebullit ka vendosur të mos kalojë përmes kutisë për të na treguar se këtë vit nuk ishte gati për tu pajisur me një “kollare” gjurmuese dhe pse në fakt kutia ndërkohë ishte e çaktivizuar.

Duam t’ju kujtojmë se kapja e rrëqebullit me metodologjinë e kutisë kurth ka si qëllim vendosjen e një transmetuesi satelitor dhe marrjen e të dhënave gjenetike të këtij lloji, duke mundësuar kështu një informacion më të detajuar për llojin dhe territorin që përdor.” thuhet në postimin e PPNEA.

Rrëqebulli i Ballkanit ka një pamje të jashtme si të gjithë pjesëtarët e tjerë të gjinisë Lynx. Madhësia trupore është pak më e vogël se ajo e rrëqebullit të Eurazisë. Është një mace me këmbë të gjata dhe robuste. Gëzofi është i verdhërremë-murrmë në verë, më i zbehtë në dimër, shumë laraman në këmbë, por me më pak lara mbi shpinë. Njollat mund të jenë të zbehta dhe të bashkuara në një formë pothuajse të rozetës, duke dhënë përshtypjen e të qenurit të mëdha; ato variojnë në madhësi, formë dhe intensitetin e ngjyrës. Kafshët kanë një kokë relativisht të vogël, këmbë të gjata, dhe një bisht shumë të shkurtër me majë të zezë. Fytyra e tyre është e shkurtër dhe e rrumbullakët, me një “mjekër” karakteristike në të dyja anët, që spikat veçanërisht te adultët, dhe veshët trekëndorë mbarojnë me një xhufkë të zezë. Këmbët janë të gjera (afro 10 cm), dhe gishtat e këmbës fshehin kthetra që mund të futen përbrenda (artilie). Gjatësia e kokës dhe trupit 80–130 cm. Gjatësia e bishtit 11–25 cm. Gjatësia e këmbës së pasme 19-22.5 cm. Lartësia në supe 60–75 cm. Pesha 18–25 kg.

  • bota e eger shqiperi flora 1
  • c3404b29 0905 4514 ad91 4cd7290c2089
  • 6d881214 8a0a 4a5d 8ea7 9a76d9139b31
  • 60e20b40 0421 46ad 9c2a a8dd7032c25c
  • 83f281e8 350c 451e aee9 ab501350285b

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.