Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mentor Kikia: Qërohuni me gjithë këtë demokraci!

21:52 / May 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Reforma 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Mentor Kika shprehet kritik në lidhje me reformën zgjedhore. Sipas tij PS e PD nuk e kanë ndryshuar sistemin zgjedhor, listat e kandidatëve dhe përfshirjen e emigrantëve në zgjedhje.

Postimi i plotë:

PS dhe PD u morën vesh për të bërë disa retushime të ligjit aktual zgjedhor, por duke rënë dakord, që për mos prekur tri gjëra themelore:

1- Sistemi zgjedhor nuk ndryshon
2- Listat e kandidatëve mbeten të mbyllura
3- Emigrantët sërish nuk do të votojnë

Ky është një lajm i keq, shumë i keq. Sistemi dhe listat e mbyllura janë përgjegjës për degradimin, korruptimin dhe inkriminimin e politikës, hap pas hapi, deri në atë pikë sa kishim deputetë që dolën me pranga në duar nga salla e parlamentit.
Ky sistem dhe listat e mbyllura janë përgjegjës për vrasjen e çdo elementi demokracie brenda partisë dhe shnëdërrimin e tyre në sipërmarrje private të kryetarëve. Partitë autoritariste prodhojnë qeveri autoritariste. Kjo është aksiomë.
Vota e emigrantëve ishte shpresa e vetme për të shpartalluar këtë kastë që demokraci quan vetëm rrokadën e pushtetit nga njëra palë tek tjetra. Në një vend që nga viti në vit po shndërrohet në një fshat me 1 milion banorë, sundimi bëhet gjithnjë e më i lehtë. Njerëz që punojnë në administratë, njerëz që kanë të lidhur stomakun me biznesin e vogël, njerëz që edhe tek kompania private ua dikton pronari votën. Fukarenj dhe njerëz të pashpresë që e shesin votën edhe për 20 mijë lekë të vjetra, me arsyetimin se “të gjithë njësoj janë, të paktën të marr ndonjë lek”. Këto faktorë kanë bërë që shoqëria të bëhet gjithnjë e më e nënshtruar.
Duke qene jashtë këtyre interesave dhe lidhjeve dhe më të pavarur, emigrantët mund të ishin një faktor shkatërrimi i këtij realiteti. Besoj e mbani mend që dy herë i bërë Erdogani zgjedhjet lokale në Stamboll dhe dy here i humbi, me gjithë atuoritarizmin që ka. Sepse është votë masive dhe votën masive nuk e kontrollon dot me kërcënime për pushme nga puna, as me trasta me ushqime.
Por edhe në 2021 emigrantët sërish nuk do të votojnë.

Kjo nuk është demokraci!

demokraci Mentor Kikia qerohuni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.