Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Njeriu i Zogut që i shërbeu Pinoçetit

11:20 / May 27, 20205 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
100821100 2961334150648682 5407754092162318336 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

– Rrëfimi i panjohur për Janaq Neranxin, bregdetasin e çuditshëm që provoi të gjitha punët që mund të provonte një shqiptar pas luftës së dytë botërore, nga oborri i Zogut e në kampet politike shqiptare e deri në drejtimin e AVIACIONIT CIVIL të Kilit në Amerikën Latine dhe … mik me diktatorin famëkeq Pinoçet.

– Ai lindi më 12 prill 1917 në Spile të Himarës. Pas ndjekjes së shkollës në Himarë, ai ndoqi shkollën katolike në Romë. Punoi në bankën italiane në Gjirokastër, u emërua në Tiranë ku u bë pjesë e stafit të nëpunësve të mbretit ZOG. Pas ikjes së Zogut nga Shqipëria ai ishte i fundit që u largua përgjithmonë nga Shqipëria. Asokohe ai punonte te “banca di Napoli”, filiali i Tiranës dhe rrugën e Italisë e kishte bërë shumë herë. Ishin vitet 1941-1942, 25 vjeç e i sapo martuar me Zoicën nga një familje tregtare nga Himara, shumë shpejt do të bëhej babai i një vajze, Artos, e cila nuk do ta njihte dot të atin për gjithë jetën. Ajo jeton akoma në Himarë dhe shumë vonë e ka marrë vesh që ka edhe një motër nga babai, Marian.

– Me të vënë këmbën në ROME, ai u bë pjesë e lëvizjes së legalitetit dhe grupimeve subversive për rrëzimin e regjimit në Shqipëri e më pas mëkëmbjen e vendit nën drejtimin e tyre. Por Jani mësoi se mbi të gjitha duhej të siguronte jetën në atë vend. Me apo pa kthimin, kjo ishte një jete e dytë, ndaj nxitoi të linte pas avenirin e bashkëkombësve të tij aty dhe t`u vihej studimeve për pilot. Gjithçka që kishte të bënte me idealin e tij, duket se e palosi në një dosje që dyzet vite më vonë do t`ia linte në dorë të nipit, Nikollaq Neranxit ( ish deputet).

– Pas diplomimit si pilot dhe fillimit të punës Janaqi, tashmë Giovanni Neranzi, u martua sërish dhe pati një vajzë, e cila jeton sot në qytetin e Modenas në Itali. Ajo dhe e ëma duket se e ndoqën Janaqin edhe në Kili, por nuk qëndruan gjatë atje dhe u kthyen në Itali. Por, ndërsa Arto ( e bija në Himarë) nuk dëgjoi më nga i ati, Maria(e bija tjetër në Modena) ruajti me të një raport të mirëfilltë atëror deri në ditët e fundit të jetës së tij, dy vjet me pare.

= Ai kishte shërbyer për shumë vite tek kompania ajrore “AL ITALIA”, në fluturimet e linjave ndërkombëtare të saj, sidomos në linjën Romë – Athinë. Por pastaj ishte zhvendosur në KILI, ku e kishin ftuar të punonte atje pas hapjes së Aeroportit Civil. Gjatë kohës që Janaq (Giovanni) Neranxi ushtronte detyrën e pilotit, kishte ndodhur edhe katastrofa e 22 majit të vitit 1960 në Valvida, e cila i kaloi historisë si “tërmeti i madh kilian”(magnituda 9.5) dhe me intensitet i regjistruar deri më sot në botë. Tsunami i provokuar shkaktoi dallgë 25 metra të larta, forca e të cilave shkoi deri në lokalitetet e tjera të Oqeanit Paqësor, si Haiti dhe arkipelagu japonez. Në atë kohë Janaqi si pilot në krye të detyrës, ka ndihmuar në rehabilitimin e pasojave të kësaj katastrofe që shkaktoi 3 mijë viktima dhe 2 milionë të pastrehë.

Pas kësaj Janaqi u shpall “Qytetar Nderi” në vitin 1967, dhe qysh prej këtu, duket se nisi era e mirë e karrierës. Drejtor i Aviacionit Civil dhe pastaj një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë në stafin e Pinoçetit. Të paktën kjo është ajo që Janaqi i tregoi Nikollaqit gjatë asaj vizite të shkurter të tij në shtatorin e pranverës kiliane të vitit 1991.

– Në fakt, nëse provon të kërkosh në internet, nuk të del pothuajse asgjë lidhur me këto fakte. Kjo sipas Nikollaqit, sepse i ungji andej, pat ndërruar emër. Gjatë këtyre më shumë se 20 viteve që pasuan në fakt, ai jo vetëm që nuk ka reshtur asnjëherë së besuari në këtë aventurë mërgimtare të xhaxhait të tij, por është interesuar gjatë gjithë kohës të zbulojë më shumë rreth jetës së këtij njeriu. Prej tij ka ende atë dosjen e trashë me fletë të zverdhura planesh e traktesh të agjenturave të matanë detit të asaj kohe.

Një trill që duket se e intrigon jo pak, megjithatë, ai ka zgjedhur të plotësojë të gjitha pjesëzat e këtij “puzzle”, përpara se të nxjerrë në dritë ndoshta një biografi të plotë të njeriut që besohet se pati guximin të katapultohej në kohë nga oborri i mbretit ZOG, në stafin e diktatorit kilian Pinoçeti. – Por, përveç asaj që beson dhe dokumenton Nikollaq Neranxi, vijnë të copëtuara edhe copëza dëshmish e kujtimesh të Thoma Neranxit, të vëllait të Nikollaqit dhe Artos, vajzës që Janaqi e pa vetëm një herë, foshnje…

– Janaqi gjatë bisedave tregonte se kish punuar për një kohë shumë të gjatë në shërbimin ajror të Kilit, duke u rritur në detyra e në grada, në këtë çerdhe latine të largët. Pas shumë vitesh shërbimi ai ishte emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Aviacionit Civil dhe fill pas kësaj, ne vitin 1973, me ardhjen në pushtet të Pinoçetit, ishte bërë edhe një nga njerëzit më të afërt të stafit të tij në qeverinë diktatoriale të asaj kohe. E thënë nga vetë i ungji(Janaqi), por e faktuar kjo edhe nga përkujdesja e njerëzve që i qëndronin pranë, të cilët ishin pothuaj të gjithë të përfshirë në një rreth vicioz, që dashur pa dashur i patën lënë Nikollaqit një shije më tepër se jo të mirë. Në këtë pikë, ca nga ambienti e ca nga rrethanat e krijuara aty për aty, ai tregon se u largua prej andej pa e zgjatur aq sa e kishte menduar këtë vizitë. Por edhe pse “pranvera kiliane” e Nikollaqit nuk ishte fort komode, ajo mbeti gjithsesi mbresëlënëse. Ai e dinte fort mirë se nuk do të kthehej më aty. Dhe kështu ndodhi. …………….. !

Janaq Neranxi Pinoçeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.