Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Maliq/ Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas

14:49 / May 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pranga grua
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Korcës njofton se ka arrestuar 3 shtetas në Maliq të Korcës, pasi dyshohet se kanë transportuar emigrantë të paligjshëm.

Forcat e policisë informojnë se mes personave të arrestuar, është edhe një shtetas i huaj.

Njoftimi i policisë:

Maliq

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapen duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë tre shtetas, midis tyre një i huaj.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Xh. Sh., 24 vjeç, banues në Fushë-Milot, Lezhë.

K. T., 23 vjeçe, banuese në Cërrik, Elbasan.
S. M., 39 vjeç, shtetas sirian, me banim të përkohshëm në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me dy automjete në drejtim të Tiranës, tre shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 150 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.