Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia/ Pretendenti kryesorë për të fituar “America’s Got Talent”, paska bërë 36 vitë burg gabimisht

17:48 / May 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
American Idol
AMERICA'S GOT TALENT -- "Auditions 1" Episode 1501 -- Pictured: Archie Williams -- (Photo by: Trae Patton/NBC/NBCU Photo Bank via Getty Images)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është koha për lajme pozitive dhe frymëzuese. Sezoni i ri i “America’s Got Talent” ka një pretendent kryesor për të fituar që tani. Episodi ku ai këndon nuk është transmetuar akoma në televizion, por ai ka një histori dhe një zë si askush tjetër.

Archie Williams kaloi 36 vite të jetës në burgun e Louisiana për një akuzë përdhunimi, për të cilën ishte i pafajshëm. Një vit pasi u lirua nga burgu, ai shfaqet përballë jurisë së programit të famshëm me këngën “Don’t Let the Sun Go Doën on Me”. Gjatë kohës që ishte në burg ai performonte dhe shihet episode të emisionit të talenteve, me shpresën që një ditë do të ishte aty. Kënga dhe besimi i tij e bën që të qëndronte i fortë dhe t’i mbijetonte atij vendi.

Historia e tij është kjo. Një grua u përdhunua dhe sulmua me thikë në Louisiana në vitin 1982. Gruaja e identifikoi disa herë Ëillams si autorin e krimit. Atëherë 22 vjeç, ai tha se në kohën e krimit kishte qenë në shtëpi duke fjetur. Për këtë pati edhe dëshmitarë. Shenjat e tij të gishtërinjëve nuk u gjenden askund në vendin e ngjarjes. Por si një djalë i vogël me ngjyrë, pa asnjë mundësi ekonomike për të mbrojtur veten kundër shtetit të Lousiana-s, faji ju la atij.

Në 1983 mori dënimin me burg për tentativë vrasje, përdhunim dhe rrëmbim, Mori një dënim me burgim të përjetshëm, pa të drejtën për liri me kusht. Pas më shumë se një dekade, u dërgua në burgun e sigurisë së lartë në Louisiana, një nga institucionet më të dhunshme në SHBA. Më pas, organizata “Projekti i Pafajsisë” mori përsipër rastin e tij, duke kërkuar krahasimin e të dhënave të ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjëve, të gjetura në skenën e krimit. Më në fund në mars 2019 u provua se ishte i pafajshëm dhe fitoi lirinë. Në moshën 58-vjeçare.

Anëtarët e jurisë në “America’s Got Talent” sigurisht u tronditën nga historia e tij. Sapo mbaroi performancën, së bashku me publikun ata i dhuruan një “standing ovation” dhe shumë duartrokitje. Sigurisht, kaloi në fazën tjetër me të gjitha votat pozitive.

https://youtu.be/ShgOH1u78XA

“Kënga që këndove nuk do ta jetë më kurrë njësoj për mua pasi dëgjova historinë tënde. Nuk do ta harroj kurrë në jetë audicionin tënd.”- i tha producenti i spektaklit Simon Cowell, Williams.

America’s Got Talent tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026

Reagim i Ministres së Arsimit, Kumbaro: Aktet e sotme të shkatërrimit nuk përfaqësojnë marrëdhënien e MA-së me studentët

20:18 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.