Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Hajdari i nxjerr Ramës dokumentet në mes të Kuvendit: Uroj që një ditë të jesh i ulur te banka e të akuzuarit

10:54 / May 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5ecf7aef9d84d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja Rudina Hajdari e ka marrë fjalën përsëri në interpelancën me kryeministrin Rama, ndërsa këtë herë ka folur mbi parregullsinë që është bërë kur godina e Teatrit ka kaluar në pronësi të bashkisë së Tiranës.

Ajo është shprehur se bashkisë i janë kaluar mbi 1200 metër katrorë ndërtesë, por ndërtesa e vërtetë është mbi 2800 metër katrorë, duke e bërë këtë kalim pronësie të paligjshëm.

Hajdari i ka kujtuar Ramës edhe kohën kur ishte kryetar i bashkisë Tiranë, duke i thënë se Rama ka tentuar edhe të marrë në pronësi të bashkisë Teatrin e Kukullave, por Gjykata Kushtetuese nuk e ka lejuar.

“Nëse do i shtroni pyetjet nëse vendi i duhet një teatër i ri, patjetër i duhet. Ajo që bëtë ju është se i përçatë artistët. Kur i kanë thënë këto ata, para 21 vitesh? Çështja është se a duhet t’i ruajmë ne, këtu ndahet bota civile me atë barbare. Uroj që një ditë të jesh i ulur te banka e të akuzuarit. Ka disa VKM të qeverisë së asaj kohe që i mabni mend fare mirë. E mbani mend në vitin 2000 për shpalljen “Monument Kulture” Teatri Kombëtar. Keni qenë kryetar bashkie, dhe aty shkruhej se ky monument kulture duhet të ruhej. Ai teatër nuk është restauruar asnjëherë, a mos është bërë në mënyrë të qëllimshme në 17 vite?

Sapo keni ardhur në qeveri në 2017 VKM 325 “Për shpalljen e Qendrës Historike”, e keni përgjysmuar këtë qendër historike. Pse e keni bërë?

Te teatri prekët shumë njerëz, dhunuat pafund, nuk pyetët askënd. Problemi juaj vazhdon sepse në VKM 377 në 2020 i keni kaluar Bashkisë së Tiranës një sipërfaqe 5522 metër katrorë, nga të cilat mbi 1200 metër katrorë ndërtesë, e teatrit eksperimental, ndërsa Teatri Kombëtar është më shumë se 2800 metër katrorë. Si e keni bërë këtë gjë? Mos ndoshta në mënyrë të paligjshme? Ju nuk ia keni transferuar godinën bashkisë, por megjithatë e prishët. Rezulton edhe diçka tjetër.

Në vitin 2000 keni dashur të merrni Teatrin e Kukullave në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe Gjykata Kushtetuese e ka kundërshtuar, sepse ka qenë në kundërshtim të Kushtetutës. Teatri Kombëtar është institucion qëndror publik dhe nuk mund t’i transferohet bashkisë së Tiranës me VKM. Ky osesion di t’ju kushtojë rëndë. Ju po kontrolloni të tashmen sepse keni obsesion të kaluarën. Ata artistë janë duke menduar të ardhmen”, tha Hajdari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.