Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Denaj: Masat e ndërmarra lehtësuan mbi 50% të bizneseve në vend

15:18 / May 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BIZNES 4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se masat e ndërmarra nga qeveria lehtësuan mbi 50% të bizneseve në vend.

“Janë 49 mijë biznese që përfituan, pjesë e fashës nën 14 milionë lekë, dhe janë 25 mijë biznese që përfituan nga shtyrja e afatit të deklarimit të bilanceve”, tha Denaj, sot në Kuvend teksa paraqiti ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Ndryshimet tha ajo, përcaktojnë shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin për periudhën prill-dhjetor 2020, për call–center, fasoneritë dhe turizmin. Ndërsa bizneset e tjera vazhdojnë pagesën në tetor.

“Për bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë këstet e tatimit mbi fitimin të vitit 2020 nuk do të paguhen. Për bizneset me qarkullim mbi 14 milionë lekë, këstet e tatimit mbi fitimin për bizneset me qarkullim mbi 14 milionë lekë për tremujorin e dytë dhe të tretë do të shtyhen për të njëjtën periudhë të vitit të ardhshëm. Përjashtohen nga shtyrja, bizneset që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e veprimtaris bankare, telekomunikacionet, tregtimit të produkteve farmaceutike, ushqimore dhe fruta -perimet. Këstet e tatimit mbi fitimin për periudhën tatimore prill-dhjetor 2020 për tatipaguesit që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit, fasonerisë dhe call center nuk do të parapaguajnë për 2020, por për të njëjtën periudhë deri në dhjetor në vitin 2021”, tha Denaj.

Po ashtu, informoi ajo, shtyhet afati i dorëzimit të deklaratës vjetore individuale të të ardhurave të vitit 2019 dhe pagimi i detyrimeve, nëse ka, bëhet jo më deri më 30 prill por 31 korrik 2020.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, Karakaçi: Rezultat i reformave në energjetikë

15:37 / August 21, 2026

Verifikim digjital për mallrat e akcizës, Shqipëria me sistem modern të pullave fiskale

11:23 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.