Sot në Kukës u zhvillua ceremonia e dorëzimit të një automjeti për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve, me qëllim përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kukës. Fondi u akordua në kuadër të skemës së granteve të qeverisë japoneze të quajtur “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP), e cila mbështet projektet e hartuara për të përmbushur nevojat e ndryshme bazë njerëzore në vendet në zhvillim.
Në ceremoninë e e dorëzimit të automjetit të ri, Ambasadori Ito konfirmoi angazhimin e Qeverisë së Japonisë për përmirësimin e gjendjes mjedisore në Bashkinë e Kukësit, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Bashkisë Kukës dhe Japonisë.
Nga ana e tij,Gjici, i shprehu mirënjohjen e tij Qeverisë Japoneze, dhe theksoi rëndësinë që ky bashkëpunim ka për Bashkinë e Kukësit, pasi ai adresoi një nevojë urgjente të bashkisë në fushën e mjedisit.
