Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I dënuar për drogë e prostitucion në Itali, kush është vlonjati që përdori mbiemrin e gruas rumune për t’i shpëtuar burgut

18:04 / May 28, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ergust Bubeqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ergust Dumitru (Bubeqi), është 37-vjeçari shqiptar i arrestuar ditën e djeshme në Vlorë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për një sërë veprash penale. Shqiptari u arrestua në vitin 2008 në Pescara në kuadër të një operacioni të quajtur “Carpe Diem”, së bashku me 27 persona të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal të përbërë nga 60 persona.

Grupi kriminal e sillte drogën në Abruzzo dhe më pas e shpërndante në të gjithë italianë. Në shkurt të 2018-ës, Gjykata e Apelit në Aquila, e dënoi Bubeqin me 9 vite e 10 muaj burg për prostitucion dhe shfrytëzim narkotikësh. Në momentin e ekzekutimit të masës së sigurisë, shqiptari u arratis dhe autoritetet nuk mundën dot që të binin në gjurmët e tij, raporton GSH.

Hetuesit më pas zbuluan se 37-vjeçari, ishte arratisur drejt Belgjikës dhe më pas erdhi në Shqipëri, ku ndryshoi edhe mbiemrin e tij, duke mbajtur atë të bashkëshortes së vet rumune, banuese në San Salvo. Menjëherë sapo zbuluan skemën e përdorur nga shqiptari, autoritetet italiane e shpallën në kërkim ndërkombëtar. Pas arrestimit në Shqipëri, Bubeqi do të ekstradohet në Itali, ku do të vuajë dënimin e caktuar nga gjykata.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.