Kuvendi parashikon blerjen e disa automjeteve të reja me vlerë 220 milionë lekë. Në raportin 4 mujor të buxhetit siguruar nga tirananews.al, thuhet se ky institucion planifikon që këtë vit të përmbyllë procedurën e blerjes së automjeteve të reja.
Për shkak të COVID-19 momentalisht blerja e tyre është pezulluar, ndërkohë që menjëherë pasi qeveria të hapë prokurimet, do të fillojë edhe puna për të përmbyllur këtë nismë, raporton tirananews.al.
Një tjetër projekt i Kuvendit është dhe ai i rehabilitimit të dy godinave të saj, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe salla e seancave plenare.
I gjithë ky projekt për rehabilitimin e dy godinave do të kushtojë 140 milionë lekë.
Ndërkaq, në raport thuhet se një nga investimet më të rëndësishme të vitit që lamë pas është ai i votimit që ka kushtuar 600 milionë lekë si dhe është bërë edhe rinovimi i sistemit e-parlament. / tirananews.al
