Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Në rininë time kam dashur të bëhem prokuror”- Basha tregon nëse ka një marrëveshje të fshehtë me Ramën

21:58 / May 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 14
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mohon kategorikisht të ketë një marrëveshje të fshehtë me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se nuk mund të ketë ndryshim të vërtetë pa ndëshkim të Edi Rama, Erion Veliajt dhe ministrave.

Basha tha në “Opinion” se duhet të këputet zinxhiri i pandëshkueshmërisë dhe se këtë do ta bëjë ai në krye të qeverisë shqiptare.

Sipas Bashës, këtë e kërkon edhe Bashkimi Evropian.

-A ka marrëveshje mes jush dhe kryeministrit Rama?

Basha: Propagandë e lodhur dhe e vjetër. E para e punës, ata që shpërndajnë këtë propagandë hedhin versione të ndryshme. E para, drejtori i një medie të madhe kombëtare…po qeshnim para nja një muaji me Presidentin pas një takimi…janë të njëjtët njerëz që mëngjes thonë që ka marrëveshje që Rama të bëhet President dhe Meta kryeministër dhe pasdite, Rama të bëhet President dhe Basha kryeministër. Tani të them diçka serioze.

Përtej dallaveraxhinjve të vegjël dhe provincialë, megjithëse blenë makina luksoze dhe vila, që janë 5 a 6, ka dy gjëra që nuk kanë të bëjnë me ata, as me darkat e tyre luksoze, për të mbrojtur në këmbë një kufomë politike. Nuk ka për të pasur ndryshim të vërtetë pa ndëshkuar Edi Ramën, Erion Veliajn dhe ministrat e tyre të korruptuar për çdo shkelje.

Rruga mund të mos jetë e shpejtë, por ky është zotimi im i vërtetë si kryetar i opozitës dhe nesër si kryeministër. Ata që kam në dorë si ekzekutiv, vënien në dorë të drejtësisë gjithçka për të vënë para drejtësisë që nga afera e fundit që është ajo e Teatrit. Pa ndëshkimin e krimeve, ajo shoqëri i përsërit ato. Duhet të ketë një thyerje dhe monumenti për ta thyer këtë rreth vicioz të së keqes, është tani. Jo të bëj qeverisje me Edi Ramën për t’i ndëshkuar për çdo krim.

Jam shumë i ri për t’u koritur para shqiptarëve dhe kam ndërmend të dalë faqe bardhë para shqiptarëve dhe kam detyrim që të gjitha vjedhjet dhe krimet të shkojnë para drejtësisë. Karrierën e prokurorit e kam ëndërruar në rininë time, por zgjodha një rrugë tjetër. Jetojmë në një moment shumë interesant dhe shumë premtues, që t’i jepet fund kulturës së pandëshkueshmërisë.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.