Boris Johnson ka përcaktuar fazën tjetër të lehtësimit të masave të Covid-19 në konferencën e sotme të Downing Street, duke sjellë një sërë ndryshimesh në masat aktuale.
Kryeministri njoftoi se shkollat mund të kthehen nga 1 qershori ndërkohë ka thënë se përsa i përket grupeve të personave që nga e premtja do të lejohen që brenda grupit të jenë 6 persona për të dalë në parqe dhe kopshte, por distanca sociale duhet të ruhet.
Mdërkohë, këshilltari kryesor shkencor Sir Patrick Vallance thotë se numri R – i cili vlerëson shkallën e infeksionit aktualisht është midis 0.7 dhe 0.9. Kjo është një ulje e vogël në vlerësimin e fundit që nga e Premtja e kaluar, e cila ishte midis 0.7 dhe 1.0.
Sipas mediave ndërkombëtare shprehen se vendi pretendon ta mbajë këtë numër nën 1 në çdo kohë, do të thotë që përhapja e virusit po zvogëlohet sesa të rritet.