BBC raporton se Koreja e Jugut raportoi 79 raste të reja në 24 orë dhe ky është numri i saj më i lartë në dy muaj. Për këtë ky shtet ka vendosur të bëjë hapa pas, ku pas rinisjes së shkollave ka vendosur të mbyllë sërish 200 prej tyre.
Shumica e shkollave të prekura ndodhen në një zonë jashtë Seulit e cila ka parë një shpërthim të ri të virusit.
Koreja e Jugut duroi një nga shpërthimet më të këqija të sëmundjes jashtë territorit të Kinës, por pati nje kontroll te mire nga plani, “gjurmim, testim dhe trajtim”.
Rregullat e distancës sociale u qetësuan dhe vendi po kthehej kryesisht në normalitet deri këtë javë, kur u rivendosen serish masa kufizuese.
Shkollat ishin duke u rihapur në faza në një proces që po vazhdon në mbarë vendin.
