Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha takim me bizneset e vogla: Vendimi i qeverisë për t’iu mbyllur biznesin ishte i paligjshëm

13:43 / May 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ryy 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar takimet me bizneset e vogla në njësinë nr.8 në Tiranë ku është njohur me ankesat.

Pronarët e bizneseve të vogla i ankohen Bashës se xhiroja ka rënë, s’kanë të ardhura dhe as ndihmë nga qeveria qoftë me pagë lufte për të cilat kanë aplikuar dhe nuk i kanë marrë.

Basha dënoi vendimin e qeverisë për të mbyllur bizneset herët në pandemi si dhe për t’i mbyllur edhe të dielave.

TAKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA. ME BIZNESE TË VOGLA NË NJËSINË 8

Sesa keq është situata ekonomike, kjo duket qartë në mes të Tiranës, ku bizneset deklarojnë rënie deri në përgjysmim të xhiros dhe mungesën e ndihmës nga qeveria. Në njësinë 8 në Tiranë çdo pronar biznesi i vogël që takoi kreu i opozitës foli për përkeqësim të gjendjes dhe për kundërshtimin e vendimeve absurde të qeverisë.

”Aplikuam për pagën e luftës, asgjë s’kemi marrë deri më sot. Është shumë keq puna. Po e shtuna e diela pastaj. Unë kam dhjetë vjet me ketë asnjë ditë nuk e kam mbyll lokalin. Të shtunën në ora 21:00 vjen policia, “Mbyll dritat, mbyll lokalin!”. Ça është kjo kështu, mua në 20:30 më vijnë klientët, që dalin tani që është verë.”- u shpreh pronarja e një lokali të vogël.

Një tjetër pohon për rënien drastike të xhiros dhe mungesën e ndihmës. “As gjysëm për gjysëm nuk është xhiro. Ne ua dhamë komplet marsin (rrogën), sepse janë të gjithë për kafshatën e bukës, ia dhamë nga xhepi. Tani këta nuk morën as pagën e luftës. Ia dolëmMe çfarë kishim kursime në shtëpi.”

Për kreun e opozitës, realiteti duhet të ishte ndryshe me një qeveri të përgjegjshme.Lekët e taksave duhet t’i çonin për të ndihmuar njerëzit në nevojë, për t’iu dhënë pagën e mbijetesës të gjithëve, për të ndihmuar biznesin, se po u pre zinxhiri i ekonomisë, është e vështirë ta ngjisësh”- tha Basha.

“Nuk e di se si do të shkojë puna, deri tani është keq. Sot kam shitur vetëm dy racione pice, asgjë tjetër.
Në krahasim me para dy muajsh është si dita me natën. Për mua këtu është 70% minus”- tha pronarja e një byrektoreje të vogël.

Dikush tjetër që paguan edhe qera për dyqanin, i tha zotit Basha se kishte menduar ta mbyllte biznesin. “Po vazhdoi xhiroja kështu, do ta mbyll pastaj. Do ta shikojmë deri nga gushti, do të sakrifikojmë. Hap biznesin me dy orë fashë, lere pastaj gjobat pse u vonove kaq, pse u vonove aq. Nuk kemi më çfarë të themi. Tani jemi zero. ““

“Xhiroja ka rënë 40-50%. S’bëhet më se s’dalin, s’kanë lekë njerëzit. Gjendja sa vjen e më poshtë po shkon”- u shpreh një tjetër biznes i vogël, ndërsa në një dyqan peshku tregon se sa shumë ka rënë xhiro, ndërsa mbështetje nuk ka fare”. Tani shumë dobët, shumë situatë e dobët. S’ka bërë vaki që të mos e ndezja qymyrin, tani fillon porosia akoma se kam ndez. Një porosi kam shitur nga mëngjesi deri tani, dy kocë. Vështirë shumë.”

Problemi i të gjithë bizneseve me të cilët u takua zoti Basha ishte vendimi i qeverisë për të mbyllur bizneset herët dhe veçanërisht të dielën, vendim që kreu i opozitës e ka cilësuar si të paligjshëm dhe të dëmshëm për ekonominë.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.