Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në lumin Buna.
Raportohet se një shtetas i huaj, maroken me pasaportë franceze, ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Buna, afër fshatit Darragjat në Dajç.
Policia dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj tragjedie.
