Anulohet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Sarandës, pas rastit të parë me koronavirus në qytetin bregdetar.
Mësohet se anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë kërkuar që të respektohen masat si distanca dhe pajisja me maska, pasi që Saranda tashmë nuk mund të quhet një “zonë e gjelbër”.
Rasti i parë me Covid-19 u zbulua te një turiste ukrainase, e cila dyshohet se theu karantinën në Tiranë për të festuar ditëlindjen në Sarandë. Tre mjekë që e vizituan në Spitalin e Qytetit pasi shfaqi shenjat e koronavirusit, janë karantinuar tanimë.