Zëvendësministri i Arsimit Shpati Kolgega, nuk e fsheh gëzimin për vlerësimin që ka marrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kënaqësi e veçantë të merrja titullin “Qytetar Nderi” në Rapid City, Sh.B.A”, shprehet Kolgega.

Më tej zyrtari i qeverisë shqiptare shkruan: “Pas 4 ditësh vizitë në këtë shtet
të veçantë ku pata mundësinë të takoja senatorë, kongresmenë, Kryetarin e
Kuvendit, Guvernatoren dhe Kryetarin e Bashkisë, mbyllja ishte fantastike”!
