Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si të përmirësojmë sistemin e tretjes, pas problemeve të krijuara nga karantina

19:12 / May 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sistemi i tretjes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata e shkaktuar prej pandemisë së COVID-19 dhe izolimi në shtëpi i miliona njerëzve në botë ka nxjerrë në pah jo vetëm rrezikun e problemeve mendore por edhe të rasteve të shtuara të njerëzve që janë përballur me konstipacion.

Përpara pandemisë, besohej se 12 përqind e popullatës globale vuanin nga konstipacioni.

Kohët e fundit, kjo shifër besohet të jetë rritur për shkak të qëndrimit në shtëpi dhe neglizhimit të njerëzve për tu ushqyer shëndetshëm por edhe pamundësisë për të kryer aktivitet fizik.

Konstipacioni në rritje për shkak të karantinës

Qëndrimi në shtëpi na e ka kthyer jetën përmbys.

Gjithçka ka ndryshuar përreth nesh dhe është mëse e natyrshme që sistemi tretës t’i përjetojë këto ndryshime gjithashtu.

Ne nuk lëvizim dot si më parë dhe për më tepër nuk marrim sa duhet fibër apo nuk pijmë sa duhet ujë.

Po të shtojmë edhe stresin, dalin në pah faktorët që janë përgjegjës për rastet e shtuara të konstipacionit.

Stresi është i lidhur ngushtë me shëndetin e sistemit tretës. Hormonet e stresit ndikojnë ndjeshëm në lëvizjen dhe funksionin e zorrëve.

Tek disa njerëz, stresi nxit konstipacionin e tek disa të tjerë diarenë, thonë ekspertët.

Sipas tyre, kur ne jemi të stresuar, jemi të prirur ndaj ushqimeve të shpejta, të skuqura, të përpunuara dhe alkolit.

Si të trajtoni konstipacionin prej karantinës

Këshillat e ekspertëve janë të thjeshta dhe tejet të arritshme.

E para është padyshim lëvizja.

Nëse nuk dëshirojmë të kemi probleme me jashtëqitjen, atëherë duhet të çohemi nga divani e të lëvizim, të kryejmë aktivitete të ndryshme fizike aq sa lejon hapësira e brendshme.

Hapi i dytë është shtimi i sasisë së përditshme të ujit.

Dehidratimi është faktor në shtimin e rasteve të konstipacionit.

Ne nuk duhet të harrojmë të pijmë ujë dhe duhet t’i përmbahemi rregullit të të pirit të paktën 8 gota ujë në ditë.

Fibra është e një rëndësie të madhe për të zgjidhur problemet me jashtëqitjen.

Burrat dhe djemtë duhet të marrin të paktën 38 gramë fibër në ditë, ndërsa gratë dhe vajzat duhet të synojnë të marrin 25 gramë fibër në ditë.

Fibra gjendet me bollëk tek frutat dhe perimet, sidomos tek karrotat, selinoja dhe drithërat e plota.

Një regjim i pasur me këto ushqime e përmirëson mikrobiomën në stomak, zgjidh problemet me konstipacionin dhe i jep imunitetit më shumë fuqi./AgroWeb.org

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.