Zbulohet të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 31-vjeçar. Policia në kohë reale identifikoi autorin, me mbiemër Mezja.
I riu i plagosur është një emër i njohur për policinë. Ai është dhëndrri i Tan Kateshit, të dënuar me burg përjetë, një nga eksponentët kryesorë të bandave të rrezikshme të Elbasanit gjatë trazirave të ’97. Vetë 31-vjeçari, figuron person me precedentë të shumtë penalë si vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh. Babai i të plagosurit punon si elektricist në bashki,raporton BW.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
