Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Reshje të shumta në gjithë vendin, ARRSH njofton për gjendjen e rrugëve

09:18 / January 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bore rruge 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit duke bërë të ditur se ditën e sotme janë të gjithë kontraktorët në gatishmëri pasi priten reshje në të gijthë vendin.

Sipas ARRSH-së, në Korçë rreth orës 4 të mëngjesit kanë filluar reshje bore me intensitet. Trashësia e borës shkon 5-15 cm. Po punohet pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për pastrimin e akseve. Qarkullohet me zinxhir në: K/Boboshticë-Dardhë, Voskop-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë, zona e Qafës së Qarrit.

Në Gjirokastër qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Vetëm në pjesën fundore të rrugës Erind-Çajup, rreth 5 km, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në Tiranë ka reshje shiu në të gjithë Rajonin. Në lartësi ka pasur reshje bore, si në Sarisalltik, Qafë Priskë, Gjinar, Steblevë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në pjesën fundore të rrugës Krujë-Sarisalltik.

Në Shkodër gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë rajonin dhe në lartësi ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në rrugët Qafë Dragalicë-Klenjë-Steblevë, 15-17 km, Kryqëzim Domaj-Draj Reç, Trebisht-Doganë.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë orëve te para te mëngjesit dhe gjatë natës për shkak të lagështisë në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

arrsh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.