Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paskal Milo: Nuk është mëkat ta thuash që nëna e Skënderbeut ka qenë me origjinë sllave. Është një e vërtetë

22:44 / May 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paskal milo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historiani Paskal Milo i ftuar në “Provokacija” sqaron se si qëndron e vërteta e deklaratave të tij lidhur me origjinën e nënës së Skënderbeut që u vendos në qendër të diskutimit ditët e fundit.

Ai u shpreh se shoqëria ende është me një nivel të ulët kulturor, që vazhdojnë të mbeten “skllevër” të disa formulimeve të vjetra.

“Deformimi është sepse kanë shkëputur fraza nga një debat thuajse 2 orësh për të krijuar atë përshtypje që donin. Mua më vjen keq përse ne shqiptarët akoma kemi një nivele të ulët kulturor, për të rënë viktimë e disa njerëzve që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, por vetëm shpifin.

Unë nuk i frekuentoj rrjetet sociale. Jam habitur, konstatova një manipulim kolosal, të qëllimshëm. Nuk e di për çfarë arsyeje. Nuk besoj se më adresohet mua personalisht, pavarësisht se lidhet me emrin tim, por nuk kam dhënë arsye që të kem kundërshtar të tillë, apo shpifës të tillë”, tha Milo.

Gjatë bisedës në studio ai theksoi se beson se është për llogari të tjera të karakterit gjeopolitik që sipas tij zbatohen në Shqipëri nga aktorë lokal të paguar.

“Përse shpifin se kam thënë se Skënderbeu ka origjinë serbe. As ju nuk e keni thënë, as unë nuk e kam thënë dhe as nuk më shkon ndërmend ta them. Ndaj sugjeroj të lexojnë çfarë kam shkruan në 2018. Njeriu duhet të lexojë më parë se të kritikojë.

Askush nuk ka thënë që Skënderbeu është serb. Por, që ka një tezë që është e mbështetur në dokumente dhe në libra të autorëve shqiptarë, që nga Barleti, Gjon Muzaka, që nëna e Skënderbeut kas qenë me origjinë sllave, nuk është mëkat ta thuash. Është një e vërtetë.

Në mesjetë krushqit midis mbretërive apo princave ishin gjëja më normale. Ka një dokument të vitit 1426 që Gjon Kastrioti së bashku me djemtë e tij i dhurojnë manastirit të Hilandarit dy fshatra, si pronë Manastirit. Është dokument i shkruar, por këta që na akuzojnë nuk i dinë këto gjëra dhe preferojnë të bien viktimë e shpifje sesa të pyesin”, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.