Menjëherë sapo filloi séance e sotme plenare, deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi ndërprerjen e seancës me arsyetimin se PD do të mblidhte grupin e saj parlamentar.
Ajo që binte në sy ishte mungesa e shumë deputetëve të opozitës, e mbi të gjitha, edhe mungesa e kreut tëe PD-së, Lulzim Basha.
Tirananews.al ka mundur që të sigurojë rendin e folësve në seancë plenare, ku I pari në listë ishte pikërisht Lulzim Basha.
Duket se vonesa e Bashës ka detyruar Alibeajn që të ndërpresë seancën.
Deputeti Balla u shpreh kundër duke deklaruar se “ Gjumi i Lulit nuk është arsye për ndërprerjen e seancës plenare”. / Tirananews.al

