Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Patozi paralajmëron: Kam frikë se do të na duket lule 17 maj nëse Basha dhe Rama…

16:30 / May 31, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reforma zgjedhore 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot është afati i fundit për të përmyllur Reformën Zgjedhore dhe na ndajnë vetëm disa orë nga përfundimi i kohës së vendosur nga Këshilli Politik ndonëse ende nuk ka një marrëveshje të finalizuar mes palëve.

Në këto orë vendimtare ka reaguar kreun i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i cili prmes një analize shkruan se 17 maji do të duket lule përpara asaj që na pret në rast se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha “do ta çojnë deri në fund dëshirën e tyre të qartë për të mos ndryshuar asgjë në këtë vend, për shkak të interesave të tyre politike dhe llogarive”.

“Që do të thotë se do të na duket lule 17 maji, përpara asaj që na pret, në rast se Edi Rama dhe Lulzim Basha do ta çojnë deri në fund dëshirën e tyre të qartë për të mos ndryshuar asgjë në këtë vend, për shkak të interesave të tyre politike dhe llogarive financiare okulte.

Ndaj edhe duhet t’ua lëmë të plotë në prehër përgjegjësinë apo “meritën” këtyre dashnorëve të përvëluar të demokracisë për dështimin ose arnimin e reformës zgjedhore, tamam siç edhe në fakt e kanë. Është tamam dita e shënuar, kur haku duhet të shkojë i gjithi tek i zoti”, shkruan mes të tejrash Patozi.

Postimi i plotë: Kam frikë se do të na duket lule 17 maji

Sot është një ditë, që i duhet kushtuar posaçërisht atyre të dyve, meqë vetë e kanë caktuar atë si finale të Komitetit Politik të Reformës Zgjedhore. Pa përmendur asnjë emër tjetër. E para, se është e padrejtë ta shpërndash përgjegjësinë, kur dihet botërisht se vendimarrja është ekskluzive dhe e personalizuar. Ata nuk e fshehin dot më që e duan njësoj të mos e ndryshojnë mundësisht fare moçalin e politikëbërjes në Shqipëri, të paktën edhe për 5 vjet të tjera.

Çdokush tjetër që është përfshirë në këtë histori të pistë për të ruajtur statuskuonë, ose ka një rol episodik dhe të parëndësishëm, ose është thjesht figurant. Ndaj edhe është mëkat t’u biesh kot më qafë, edhe në rastin e neveritshëm, kur hasen tipa, që e mbrojnë më me zell se të zotët e punës sulltanatin e kryetarëve. Është njësoj si ato sulmet e pakuptimta linçuese mbi këshilltarët e Bashkisë së Tiranës, që të kujtonin revolucionin kulturor në Kinë, ndërkohë që autori i vetëm i shembjes së teatrit ishte Edi Rama.

Dhe mos u lodhni kot me debatin e panevojshëm, nëse kanë bërë ose jo marrëveshje për këtë çështje. Sepse kjo nuk ka asnjë vlerë. Është shumë më keq të biesh dakord pa marrëveshje, si tani, se sa të qepallohesh me “amikun”, pasi ke ndenjur katër orë i mbyllur tek për tek me të brenda, siç ndodhi 3 vjet më parë.

Që do të thotë se do të na duket lule 17 maji, përpara asaj që na pret, në rast se Edi Rama dhe Lulzim Basha do ta çojnë deri në fund dëshirën e tyre të qartë për të mos ndryshuar asgjë në këtë vend, për shkak të interesave të tyre politike dhe llogarive financiare okulte.

Ndaj edhe duhet t’ua lëmë të plotë në prehër përgjegjësinë apo “meritën” këtyre dashnorëve të përvëluar të demokracisë për dështimin ose arnimin e reformës zgjedhore, tamam siç edhe në fakt e kanë. Është tamam dita e shënuar, kur haku duhet të shkojë i gjithi tek i zoti.

PS. Dhe mos harroni të porosisni, si zakonisht, vrasësit me pagesë në politikë dhe në media që t’i quajnë të shitur tek Edi Rama të gjithë ata, që e duan dhe po e kërkojnë ndryshimin e sistemit. Me qartë se sot nuk është parë kurrë se kush është i blerë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.