Sonila Qato, kryetarja e re e ARRSH-së në një dalje të posaçme për mediat njoftoi se janë skualifikuar të gjitha ofertat në ritenderimin e Unazës së Re. Sipas saj asnjë prej tyre nuk plotësonte kriteret.
“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive skualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk plotësojnë kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të animojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”- tha Qato.
